Armiku po ndryshon strategjinë/ Rusët marrin Kreminna-n, beteja për Donbasin egërsohet

19/04/2022 17:59

Rusia nisi fazën e dytë të luftës me sulmin ndaj Donbasit dhe Kreminna ishte qyteti i parë që ra në duart e pushtuesve.

Kremina një qytet në rajonin e Luhansk me popullsi prej 18 mijë banorësh gjendet 574 km në jug-lindje të Kievit. ‘

“Kreminna tani është nën kontrollin e rusëve, ata kanë hyrë në qytet” , tha Serhiy Gaidai, guverantori i luhansk i cituar nga Reuters.

“Forcat tona duhet të tërhiqeshin, por tashmë janë ripozicionuar në vende të tjera dhe po vazhdojnë betejën me pushtuesit”,  tha ai.

Ndërsa Pavlo Kyrylenko, kreu i Donetsk tha se forcat ruse po ndryshojnë taktikë, megjithëse qyteti i Mariupolit vijon të jetë nën kontrollin e tyre.

Në Mariupol ka nisur sulmi ndaj fabrikës së çelikut Azovstal, ku janë vendosur trupat e brigadës Azov dhe ato që mbeten nga bataljoni i 36-të i marinasave ukrainas. Pamjet nga ajri tregojnë luftimet e ashpra në zonë.

Por, në tunelet e fabrikës gjigante kanë gjetur strehim edhe familje të tëra me fëmijë. Tunelet që kanë sistemin e një labirinti, thuhet se kanë një siguri maksimale , të projektuara për ti rezistuar një sulmi bërthamor.

Ato janë ndërtuar që nga lufta e dytë botërore. Autoritetet vendase flasin për të paktën 1000 personave të bllokuar në këtë kompleks.

“Me marrjen e Kreminës, rusët tani po kërkojnë të avancojnë drejt Kramatorsk dhe Sloviansk që gjenden në veri të rajonit të Donetsk”, tha më tej Kirilenko.

Moska duket se po kërkon të godasë në disa pika të vendit njëherësh: raketa në Lviv, shpërthime në Mykolaiv dhe Kharkiv. Në këtë të fundit kreu i qytetit thotë se infrastrukturat civile po bombardohen pa pushim.

Pas tërheqjes nga kryeqyteti, Kiev, Rusia nisi rigrupimin dhe përforcimin e trupave të saj në terren duke i përqendruar përpjekjet e veta në një ofensivë madhore ne lindje.

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se kjo fazë e dytë e luftës është një moment shumë i rëndësishëm për ta, ndërsa mohoi paralajmërimet e presidenti Zelensky se Rusia mund të përdorë armë bërthamore.

Top Channel