Aksident tragjik në SHBA/ 16-vjeçari humb kontrollin dhe përplas makinën ku po flinte 51-vjeçari, humb jetën kuzhinieri (VIDEO)
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një kontroll të plotë të masave të sigurisë që zbatohen në fluturimet civile të kompanive të huaja drejt Izraelit.
Sipas zyrës së kryeministrit, Netanyahu i ka kërkuar kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Shmuel Ben Ezra, të caktojë një inspektor, i cili do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar “të gjitha aspektet” e masave të sigurisë në fluturimet ndërkombëtare.
Vendimi vjen pas tentativës për një sulm terrorist në fluturimin 1073 të kompanisë Flydubai, ngjarje që ka shtuar pikëpyetjet mbi mënyrën se si autoritetet izraelite kontrollojnë dhe mbikëqyrin kompanitë e huaja ajrore.
Sipas raportimeve të Times of Israel, situata ka rikthyer në vëmendje edhe paralajmërimet e mëparshme të zyrtarëve të lartë izraelitë. Ata kishin ngritur shqetësime prej vitesh se Ministria e Transportit nuk po kryente në mënyrën e duhur kontrollet e sigurisë në fluturimet e kompanive të huaja.
Kontrolli i urdhëruar nga Netanyahu pritet të shqyrtojë procedurat dhe masat e sigurisë që zbatohen aktualisht, me synimin për të evidentuar çdo mangësi të mundshme në mbikëqyrjen e fluturimeve ndërkombëtare drejt Izraelit.
Israeli PM Netanyahu ordered a security review of international flights to Israel, after an attempt by a co-pilot to crash an Israel-bound flight from Dubai https://t.co/ChZGgPxkhH
— Arab News (@arabnews) October 4, 2026
Top Channel