“Pothuajse çdo grua është përdhunuar”, Ministrja britanike Shabana Mahmood zbulon tmerrin e grave që kalojnë Kanalin me gomone
Zgjedhjet e shtatorit në tri lande, në Gjermani, rezultuan katastrofale për partinë CDU të Kancelarit Friedrich Merz.
Në Saksoni-Anhalt, pjesa e votave të CDU-së u përgjysmua dhe partia humbi pushtetin, siç ndodhi edhe në qytet-landin e Berlinit. Pati edhe lande ku humbja e CU ishte historike, pasi partia nuk kaloi as pragun zgjedhore, një situatë e paprecedentë në historinë e pasluftës.
Kancelari, i cili edhe më parë kishte një mbështetje të dobët, pësoi rënie edhe më të madhe në sondazhe. Edhe Qeveria e koalicionit që ai drejton – e përbërë nga CDU, CSU dhe SPD- ka mbështetje të dobët. Vetëm një në dhjetë gjermanë është i kënaqur me performancën e Qeverisë dhe të Kancelarit. Të dy shifrat tregojnë nivele historike të ulëta. Edhe midis votuesve të CDU-së, vetëm 40 përqind janë ende të kënaqur me Kancelarin Friedrich Merz.
Këto thuhen në sondazhin e fundit të institucioneve gjermane, që kanë anketuar 1303 votues nga 28 deri më 30 shtator, prej ku rezulton se Partia Alternativa për Gjermaninë, AFD, e cila përmban elementë të ekstremizmit të krahut të djathtë, është forcë e parë, ndërsa CDU bie me 20%. Nëse zgjedhjet e Bundestagut do të mbaheshin tani,
Unioni CDU/CSU do të fitonte vetëm 20 përqind të votave, një nga rezultatet më të ulëta në historinë e tyre. AfD aktualisht është e para me një mbështetje prej 27 përqind.
Top Channel