Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar ditën e sotme kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan, në Rusi.

Janë publikuar pamje nga takimi i tyre ndërsa më herët, Kremlini raportoi më herët se të dy udhëheqësit planifikonin të diskutonin çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe masat për rivendosjen e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon.

Pala armene pret gjithashtu që një traktat i mundshëm paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të jetë në qendër të agjendës së takimit.

Gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore, Pashinyan do të takohet edhe me homologun e tij rus Mikhail Mishustin.

Skenat vijnë vetëm një javë pasi Putin dhe Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko u takuan dhe vizituan kozmodromin Vostochny në lindjen e largët të Rusisë.

Top Channel