Zona e vetme ku strehohen mbrojtësit e Mariupolit, Rusia sulmon uzinën e hekurit dhe çelikut

19/04/2022 18:03

Rusia po sulmon pasditen e sotme zonën ku janë strehuar mbrojtësit e fundit të Mariupolit, uzinën e Azovstalit ku prodhohet sasia më e madhe e hekurit dhe e çelikut në Rusi.

Eduard Basurin, i cili përfaqëson Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, thotë se trupat sulmuese po ndihmohen nga avionët dhe artileria ruse.  Ai shtoi se forcat po e bombardojnë fuqishëm këtë zonë si dhe zonat banuese përreth saj.

Moska thotë se shumica e qyteteve të Ukrainës janë nën kontrollin rus. Nëse i gjithë qyteti i Mariupolit bie, do të ishte një çmim i madh strategjik për Rusinë, duke e lënë atë nën kontrollin e një pjese të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore.

Rusia u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas që mbrojnë qytetin të dorëzohen dhe më herët sot u ka lëshuar një ultimatum të ri për ta bërë këtë.

 

Top Channel