PSG nis “operacionin fshesa”, tre argjentinas bëjnë gati valixhet

19/04/2022 18:00

Me titullin kampion në xhep, Paris Saint Germain po mendon për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe para se të provojë të sjellë futbollistë të rinj, duhet të pastrojë një pjesë të atyre që nuk bëjnë më pjesë në planet për të ardhmen.

Kështu me valixhet gati janë të gjithë argjentinasit, përveç Lionel Messit, i cili ka edhe një vit kontratë dhe do të vijojë të luajë në “Parc des Princes” deri në verën e 2023-shit.

Angel Di Maria ka kontratë deri në fund të sezonit dhe askush nuk e ka telefonuar për t’i bërë një ofertë të re, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë dhe me shumë gjasë mund të rikthehet në kampionatin spanjoll.

Sa i përket argjentinasit tjetër, Paredes, ka oferta nga disa klube të Premier League, duke qenë se është nën kontratë deri në verën e 2023-shit, teksa drejtuesit e PSG-së shpresojnë të mund të argëtojnë të paktëbn 10 milionë euro nga kartoni i tij.

Më e komplikuar duket situata për Mauro Icardin, i cili ka kontratë deri në verën e 2024-ës, por nuk ka shumë adhurues nëpër Europë, pasi Juventusi ka zgjedhur t’i besojë serbit Vlahovic dhe vështirë se mund të ketë ndonjë klub tjetër që të kënaqë pretendimet e parizienëve .

Top Channel