Bizneset gjermane kundër bojkotit të gazit rus: Do na shkatërrojë industrinë

19/04/2022 21:15

Bizneset dhe sindikatat në Gjermani kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar një embargo të mundshme të BE-së për gazin rus, duke thënë se ai do të ndalonte punën për industrinë.

Shumë figura në Gjermani po bëjnë thirrje për një ndalim të gjerë të BE-së për importet e gazit rus, pas pushtimit të Ukrainës nga vendi në shkurt.

Por punëdhënësit gjermanë dhe sindikatat njoftuan të hënën se e kundërshtojnë një veprim të tillë, duke thënë se kjo do të çonte në humbje të vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikave në ekonominë më të madhe të BE-së.

“Një embargo e shpejtë e gazit do të çonte në humbje të prodhimit, mbyllje, një de-industrializim të mëtejshëm dhe humbje afatgjatë të vendeve të punës në Gjermani,” thanë Rainer Dulger, kryetar i grupit të punëdhënësve BDA dhe Reiner Hoffmann, kryetar i Konfederata e sindikatave DGB, në një deklaratë të përbashkët të hënën.

Ata shtuan se, ndërsa sanksionet e BE-së nevojiten për të ushtruar presion ndaj Rusisë, ato duhet të minimizojnë ndikimin tek ata që i imponojnë ato.

Ministrat e BE-së po debatojnë aktualisht një embargo të mundshme të naftës ruse, pasi udhëheqësit e Ukrainës thonë se të ardhurat nga shitja e energjisë po financojnë përpjekjet e Rusisë për luftë në Ukrainë.

Kjo pason një vendim të BE-së në prill për të ndaluar importet ruse të qymyrit.

Gjermania krahas Italisë, Hungarisë dhe Austrisë është shumë e varur nga energjia ruse dhe ka qenë një nga vendet më të rezervuara të BE-së për të sanksionuar importet e gazit dhe naftës.

Top Channel