Joe Biden: SHBA do të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë

19/04/2022 20:31

Presidenti amerikan Joe Biden tha se planifikon të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë.

Pas mbërritjes në Portsmouth, New Hampshire, Biden u pyet nga gazetarët nëse planifikon të furnizojë Ukrainën me më shumë artileri.

Sipas gazetarëve ai i është përgjigjur me “po”, pyetjes së tyre përpara se të largohej.

CNN raportoi se dërgesat nga paketa e fundit e ndihmës për sigurinë e administratës prej 800 milionë dollarësh në Ukrainë kanë filluar të mbërrijnë, duke përfshirë pajisje të rënda, si 11 helikopterë Mi-17, 18 topa Howitzer 155 mm dhe 300 dronë të tjerë Switchblade.

Lufta në Ukrainë vijon ndërsa kërkesa e tyre e vazhdueshme është furnizimi me armë, për tu rezistuar sulmeve.

Top Channel