Zbulohet një shtëpi bari në veri të Kosovës, arrestohen katër serbë

19/04/2022 19:43

Një shtëpi bari është zbuluar pasditen e sotme në në fshatin Kremestak të komunës së Zveçanit në një shtëpi dy katëshe.

Gjatë kontrollit brenda shtëpisë, në katin e parë kishte dy dhoma të rregulluara me ndriçim, ventilim dhe saksi dhe një dhomë në të cilën kishte bimë të dyshuara narkotike kanabis, duke u tharë dhe pothuajse të gatshme për treg.

Në katin e dytë ndodhej një dhomë me bimë të dyshuara të kanabisit duke u tharë po ashtu të gatshme për shitje, tri dhoma me bimë të reja të dyshuara si kanabis, një dhomë me ndriçim dhe saksi, një dhome vetëm me saksi të grumbulluara dhe një dhomë e destinuar si depo.

Katër të arrestuarit janë serbë, njëri prej tyre shtetas i Kosovës e u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia njofton po ashtu se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: (15) kilogram substancë e dyshuar narkotike marihuan e gatshme për treg, (808) bimë të dyshuara kanabis duke u tharë të gatshme për treg, (1531) bimë të reja të dyshuara si kanabis, (6) telefona mobil, (150) euro- para të gatshme, (5) palë gërshërë, Sistem i ventilimit, (164) drita ndriçimi për kultivim, (124) trafo për furnizim me energji, Rreth (3000) saksi për kultivim”, sqaron policia.

Vlera e sasisë së kanabisit dhe marihuanës kalon 1 milion euro, ndërkohë pajisjet për kultivimin e tyre kalojnë vlerën e 450 mijë eurove.

Top Channel