Përse gjendet açetoni tek tymi i cigares?

19/04/2022 19:28

Ndezja e cigares gjithmonë shoqërohet me lëshimin e tymit që qarkullon në ajër që në momentin e parë.

Siç pohojnë edhe ekspertët, ky tym përmban rreth 6000 substanca të dëmshme, nga të cilat 100 janë vërtet toksike e ndikojnë tek shfaqja e sëmundjeve.

Në këtë artikull ju njohim me disa prej tyre dhe me alternativat që reduktojnë këtë risk.

Acetonin mund ta njihni si produktin që përdoret për të hequr manikyrin. Por kjo substancë gjendet edhe tek tymi i cigares dhe është ‘fajtore’ për irritimin e syve, hundës dhe fytit.

Amoniaku nga ana tjetër, përdoret edhe në shumë nga pastruesit e shtëpisë dhe ndikon tek rritja e tensionit të gjakut.

Kresoli që përdoret tek dezinfektantët, gjendet edhe tek tymi i cigares, ndaj edhe disa personave u lotojnë sytë kur ekspozohen ndaj tij.

Nuk mund të linim pa përmendur këtu monoksidin e karbonit. Ky gaz, i cili lëshohet në ajër nga djegia e cigares, nuk ka erë apo shije, prandaj edhe trupi ynë e ngatërron me oksigjenin dhe e përthith shumë shpejt.

Çfarë mund të bëni për të reduktuar këtë risk?

Këshilla kryesore mbetet lënia e cigares, por për të rriturit që zgjedhin të mos e lënë duhanin u tregojmë disa alternativa pa tym. Këto pajisje teknologjike, përdorin teknikën e ngrohjes dhe jo djegies së duhanit, duke ulur kështu deri në 95% të emetimeve të dëmshme.

Cigaret elektrike që funksionojnë falë nikotinës së lëngëzuar, duhani i përtypshëm (snus), pajisjet me ngrohje që ngrohin fijet e duhanit natyral, këto janë produktet që zbatojnë edhe konceptin e reduktimit të riskut.

Top Channel