E hënë, 06 Qershor 2022
16:23
Përballja me Islandën/ Ndizet atmosfera në Reykjavík tifozët ‘veshin’ gazetarin me flamurin kombëtar

Ndërsa minutat kalojnë, atmosfera në Reykjavik të Islandës bëhet edhe më elektrizuese.

16:19
30-vjeçari humb jetën pas rrëzimit të lisit/ Krijohet trafik në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

Një person ka  ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

16:14
Cancelo “vesh kostumin” e heroit, portugezi shpëton një 10-vjeçar të sëmurë

Ndodh që festimet në disa raste të dalin jashtë kontrollit dhe më pas të shndërrohen në të rrezikshme për pjesëmarrësit. Kështu ishte edhe festa e titullit të Manchester City teksa The Citizens triumfuan në ndeshjen e fundit të kmapionatit. Madje, për ta bërë më dramatike përmbysën në minutat e ndeshjes Aston Villën duke realizuar tre gola.

16:14
Fitoi garën por u “fut në sherr” me gruan, Perez zihet “mat” duke festuar në jaht

Sergio Perez ishte piloti që kaloi i pari vijën e finishit në pistën qytetase të Monacos.

16:11
Juventus dhe Pogba më pranë se kurrë, një takim larg zyrtarizimit

Pogba është vetëm një hap larg rikthimit te Juventusi. Është pikërisht ai goditja e madhe e bardhezinjve për të nisur ringritjen. Një lidhje që nuk është zvenitur ajo mes francezit dhe klubit italian pas lamtumirës në 2016.

15:59
Modelja 17 vjeçare vritet me thikë nga i dashuri xheloz, babai gjen trupin në ndërtesën e braktisur (fotot)

Trupi i një adoleshenteje është gjetur nga babai i saj në një ndërtesë të braktisur pasi ishte qëlluar për vdekje me thikë nga i dashuri i saj në një sulm mizor, njoftonte policia ruse.

15:59
Era e fortë rrëzon lisin në Kosovë, humb jetën 30-vjeçari, një tjetër plagoset

Një person ka ndërruar jetë pasi një lis është rrëzuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

15:47
Mbeturinat në koshat nëntokësorë/ Fillon vendosja në rrugët e kryeqytetit, mbetjet duhet të hidhen të ndara

Kontenierët e rinj nëntokësorë në kryeqytet për hedhjen e mbeturinave, janë pjesë e një teknologjie të re të mbledhjes së mbetjeve e që pritet të ketë impakt pozitiv në uljen e ndotjes në Tiranë.

15:35
Burri hidhet drejt vdekjes nga ura në Londër, pasi qëllohet disa herë me rrymë nga policia (fotot)

Një burrë që ishte hedhur në lumin Tamiz nga një urë në Londër pas konfrontimit me policine, njoftohej sot se ka humbur jetën.

15:33
Bie numri i aborteve/ 26 mijë në pesë vite, nga gra të moshës 20-34 vjeç

Në 6 lindje ka një abort. Në 5 vite nga periudha 2016-2020 sipas raportit më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik janë kryer rreth 26 000 aborte kryesisht nga gra të moshës 20-34 vjeç.

15:25
Shqiptarët i vret më shumë zemra/ Vdekjet, 52.4% ndodhin nga problemet e zemrës dhe ishemitë

2021  rriti numrin e vdekjeve me 10.5 % krahasuar me një vit para tij. Në Shqipëri gjatë këtij viti kanë humbur  jetën gjithsej 30,507 persona,  pjesa më e madhe  të ndikuar nga  virusi i Covid-19. Gjatë këtij viti kemi humbur më shumë meshkuj. Përllogariten 3200 humbje jete më shumë se sa femrat.

15:08
Digjet zyra e noterit të arrestuar në Sarandë/ Ishte në burg për grabitjen e 10 mijë metraVE truall në bregdet

Në tjetërsimin e 10 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Kanalin e Çukës në Sarandë duket se janë përfshirë më tepër njerëz se sa prokuroria ka identifikuar. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne persona ende të pa identifikuar kanë aktivizuar një vatër zjarri në zyrën e noterit Aleko Anagnostini i cili është arrestuar si i përfshirë në këtë tjetërsim pronash dhe ndodhet në burg me afat 45 dite.

15:08
Aksidente nga lulja e blirit në Shkodër/ Rrugët mbulohen me nektarin e luleve, rrëzohen dhe lëndohen dhjetëra persona

Pemët e blirit janë mbase pemët me aromën më të këndshme ndërsa lulet dhe gjethet e tyre kanë gjetur përdorim në mjekësinë popullore që në lashtësi.

14:59
Tentoi të vrasë gruan duke e lidhur me litar rreth qafës, parandalohet krimi në familje në Tiranë

Parandalohet krimi në familje në Tiranë. Burime zyrtare të policisë, thanë se kanë vënë në pranga 57 vjecarin me inicialet A.E, pasi mëngjesin e sotëm ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë.

14:54
U bë i njohur në rrjete sociale, ndërron jetë Ardi Daullxhiu

Ka humbur jetën ditën e sotme Ardi Daullxhiu, personazh i njohur në rrjete sociale pas thirrjeve që i bëri Bashkisë Durrës për t’i ndërtuar shtëpi.

14:50
“Veç përpara o Shqipni”/ Ndeshja kundër Islandës për Ligën e Kombeve, kuqezinjtë ndezin festën në Reykjavik

Kombëtarja shqiptare do luajë sot ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve, në përballjen kundër Islandës.

14:36
U denoncuan nga “Fiks Fare”/ Gjykata i jep arrest me burg dy inspektorëve në Lezhë dhe arrest shtëpie drejtorit të zonave të mbrojtura

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy inspektorët inspektoret Armando Lleshaj dhe Toma Gjelaj, si dhe arrest shtëpie për drejtorin e Zonave të Mbrojtura Pjeter Toni.

14:31
Sezoni turistik/ Masa shtesë në portin e Durrësit për të siguruar mbarëvajtjen e sigurisë dhe shërbimeve

Lehtësimi i masave kufizuese ka rritur transportin e udhëtarëve nga porti më i madh në vend, ndërsa autoritetet dhe operatorët portualë presin një verë të nxehtë dhe në shifra.

14:30
Deklaratat e Lavrov pasi iu ndalua fluturimi për në Serbi, Berisha: Goebelsi i Vladimir Putinit, i del zot Ballkanit të Hapur si projekt rus!

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas të cilit vizita e tij në Serbi u pengua nga BE e NATO që duan një ballkan të mbyllur.

14:20
Merr flakë motoskafi në Dhërmi, pëson djegie në zona të ndryshme të trupit 31-vjeçari që po e riparonte

Një motoskaf është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Drimadhes në Dhërmi, ku si pasojë ka pësuar disa djegie në trup 32-vjeçari me iniciaklet N.L që po e riparonte.

14:16
Ushtarët turq hyjnë për të siguruar grurin: 53 vende shpëtojnë nga uria!

Moska duket ka gjetur kompromisin me Kievin dhe Ankaranë për një skemë paraprake të krijimit të një korridori të sigurt për nxjerrjen e grurit të bllokuar në portin ukrainas të Odesës.

14:16
Di Maria “mashtron” Juventusin, argjentinasi “tradhton” edhe Real Madrid

Angel Di Maria vendosi të mbyllë aventurën me PSG pas shtatë viteve në kryeqytetin francez teksa argjentinasi kur është në moshën 34-vjeçare pretendon ende të mbetet pjesë e futbollit europian.

14:11
“Rrezik i qartë dhe aktual”/ OKB paralajmërime shqetësuese për termocentralin bërthamor të kontrolluar nga Rusia

Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës është nën kontrollin rus që nga fillimi i marsit. Kjo gjë përbën një rrezik të madh, pasi sulmet aktive mund të sjellin një shpërthim me pasoja katastrofike.

14:09
Stuhi “apokaliptike” breshëri në Gjermani, pirgjet gjysmë metri!

Stuhi të fuqishme kanë goditur Gjermaninë jugore dhe perëndimore, ku pirgjet e breshërit kanë arritur deri në gjysmë metri lartësi. Aq shumë breshër ra në fshatin Weiler, në Bavari, brenda një periudhe të shkurtër kohe sa disa rrugë u bllokuan tërësisht nga akulli.

14:01
Ngordhin mijëra delfinë në Detin e Zi, shkak luftimet ruse

Studiuesit e rajonit të Detit të Zi kanë bërë me dije se mijëra delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi për shkak të luftës në Ukrainë.

13:43
Johnson telefonon Zelenskyn në prag të mocionit të mosbesimit, flasin rreth zhbllokimit të porteve

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, kanë kryer një telefonatë së fundmi.

13:40
Bayern bën ofertë për Mane-n, por Liverpool kërkon dyfishin

Liverpool ka refuzuar një ofertë prej 21 milionë paundësh nga Bayern Munich për Sadio Mane. Mediet britanike raportojnë se te “The Reds” sulmuesi vlerësohet në rreth 42.5 milionë paund dhe duke qenë se senegalezi ka edhe një vit kontratë në “Anfield”, Liverpool nuk pranon largimin e 30-vjeçarit për një shifër më të ulët.

13:34
Golashënuesi më i mirë i Amerikës Jugore/ Pesë golat ndaj Estonisë e bëjnë Messin të pakapshëm

Lionel Messi ka vendosur rekord të frikshë. golash në Amerikën Jugore pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme miqësore të Argjentinës ndaj Estonisë, të cilën “bardhekaltërit” e fituan me rezultatin 5-0 dhe autor i të pestë golave ishte ylli i Paris Saint-Germain.

13:30
25 milionë euro financim shtesë për spitalet, Manastirliu: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu ka prezantuar në Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për spitalet, përmes projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor.

13:30
Vritet një tjetër gjeneral rus gjatë luftimeve në Donbas

Media shtetërore ruse ka konfirmuar vdekjen e një prej gjeneralëve të lartë të Moskës, gjatë luftimeve të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, transmeton BBC.

13:28
Dy javë pas operacionit, Ibra takohet me Maldinin dhe vendos të ardhmen

Kanë kaluar 12 ditë prej momentit kur Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë. Rikuperimi i sulmuesit do të jetë i gjatë dhe në fushë mund të rikthehet vetëm në janarin e vitit 2023.

13:19
Kontrollet rrugore/ Shkelën rregullat e qarkullimit, ndëshkohen qindra drejtues mjetesh në Tiranë

Policia ka vijuar punën për parandalimin e rreziqeve që mund të vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

13:13
Përfundon protesta e veteranëve në Kosovë, nuk miratohet propozimi për përfshirje në rritjen e pagës minimale

Protesta e veteranëve të UÇK-së ë Kosovë ka përfunduar, ku nuk është arritur realizimi i qëllimit të saj.

13:03
Tirana dhe Struga nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Veliaj: Promovimi i të rinjve, pasaporta jonë europiane! Ramis Merko: Tirana, udhërrëfyese e punëve tona

Tirana dhe Struga do të punojnë bashkë për zhvillimin e nismave dhe projekteve në fushën e teknologjisë, mjedisit, turizmit dhe kulturës. Bashkia e Strugës, në bashkëpunim me Lëvizjen Popullore “Bashkimi”, ka shprehur interesin të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon për realizimin e këtyre nismave.

12:59
KE “i merr paratë” oligarkëve, rregulla të reja: Do përdoren për rindërtimin e Ukrainës

Me qëllimin të lehtësohet shpronësimi i pasurive të krijuara me aktivitete ilegale që synojnë marrjen e masave edhe ndaj oligarkëve ruse, KE ka propozuar disa rregulla të reja.

12:54
Qytetarët irritohen ndaj vandalit që gjuajti me gurë tigrin, dalin në mbrojtje të Kopshtit të ri Zoologjik

Kopshti Zoologjik hapi dyert këtë të shtunë për të pritur të gjithë dashamirësit e kafshëve dhe të shpendëve të egra. Mbi 15 mijë fëmijë, prindër, gjyshe dhe gjyshër vizituan kopshtin e ri, që iu rikthye pas shumë vitesh Tiranës, duke korrur sukses që ditën e parë.

12:53
Habit Holanda, më shumë biçikleta se banorë

Në Holandë, ka më shumë biçikleta se njerëz, çka e rendit atë si vendin e parë në botë ku mesatarja e mjeteve të tilla të lëvizjes për person, është më e larta.

12:51
Kremlini reagon ndaj vendeve që mbyllën hapësirën ajrore për aeroplanin e Lavrov: Veprim armiqësor

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Serbi sot pasi një sërë vendesh përreth e ndaluan avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore. 

12:50
Ndërhyrja e shuarjes së flakëve nga ajri, Ministria e Mbrojtjes sqaron situatën

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me çështjen e mosndërhyrjes nga ajri për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

12:30
Maratona e Vlorës, evenimenti i ri sportiv në qytetin bregdetar

Vlora ka ndërmarrë një nismë të re teksa ka organizuar për herë të parë garën Maratona e Vlorës ku morën pjesë mbi 200 garues.

12:29
Ikja e profesionistëve! Zbrazet tregu, ekspertët: Në 2020 ikën 6 mijë vetë

Fondacioni Europian i Trajnimeve ka realizuar një kërkim në lidhje me profesionistët që po largohen nga Shqipëria për në Gjermani, duke zbrazur tregun e vendit dhe duke plotësuar atë europian.

12:27
Lejuan tjetërsimin e pronave në “Kune Vajin”, mbërrijnë në Gjykatën e Lezhës dy inspektorët

Mbërrijnë në gjykatën e Lezhës 2 inspektorët Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar tjetërsimin e pronave në lagunën e Kune Vainit si dhe hedhjen e inerteve.

12:14
Video/ Pamje nga ajri, Drejtori i Emergjencave kryen vrojtime për ndërhyrje të mëtejshme në ishullin e Sazanit

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh ka kryer  një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme.

12:14
Ardit Deliu lajmëron largimin nga Laçi, ja ku do transferohet mesfushori

Ardit Deliu ka bërë me dije ditën e sotme se do të largohet nga Laçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori ka falenderuar klubin, shokët e skuadrës si dhe trajnerët më te cilët ka punuar.

12:07
Krimet e luftës! Kosova ende mbledh prova për masakrat e serbëve

Në një dhomë të vogël në Pallatin e Kulturës në Gjakovë kryen punët ditore shoqata “Krimet e Luftës, Gjakova ’98 – ‘99”. 

12:05
Parisi, kryeqyteti “fatsjellës” për spanjollët këtë vit

Real Madrid koleksionoi trofeun e 14-të në historinë e UEFA Champions League përballë Liverpool në finalen e këtij edicioni. Me finalen e spostuar në Francë, në Paris, madrilenët iu falën golit të Vinicius Jr. për të shkruar historinë.

12:02
Vepra të ndryshme penale, tre të arrestuar në Fier

Një 32-vjeçar me iniciale G. M., banues në Fier është arrestuar pasi po drejtonte automjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur.

11:58
“Isha përgatitur për funeral, mjekët bënë mrekulli”/ Kompozitori i njohur Limos Dizdari lë spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, e bija prek me fjalët

Pas rreth një muaji në spital, kompozitori i njohur Limos Dizdari ka lënë sot ambjentet e “Shefqet Ndroqit”. Lajmin e ka konfirmuar vajza e tij Alda, e cila ka postuar edhe foto në rrjete sociale, ndërsa një falenderim ka për mjekët e spitalit.

11:49
Vatikan: Poste drejtuese tani edhe për gratë

Në Vatikan hyri në fuqi kushtetuta e re e Kuries, me të cilën Papa Françesku riorganizon autoritetet e Kishës Katolike. Kjo sjell përparime të mëdha edhe për gratë.

11:36
Protesta/ Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës teksa kanë qenë duke protestuar në Prishtinë.

11:31
Lista e plotë e fituesve në “MTV Movie & TV Awards 2022”!

Ditën e djeshme fituesit e “MTV Movie & TV Awards 2022” u zbuluan në një shfaqje të drejtpërdrejtë të organizuar nga Vanessa Hudgens nga Los Anxhelos.

11:25
Islandë-Shqipëri përballen për të tetën herë në histori, ja si qëndron bilanci fitore-humbje mes tyre

Kombëtarja “kuqezi” nis sot misionin e Nations League me përballjen në transfertë ndaj Islandës, që do të luhet në Reykjavik në orën 20:45 dhe që do transmetohet në “Super Sport 2”.

11:24
Lewandowski i habit të gjithë: Në Barcelonë? Jo, ja ku do shkoj

Robert Lewandowski mbetet shumë i fshehtë për sa i përket të ardhmes së tij. Polaku ishte mes spektatorëve në Paris për të parë triumfin e Rafael Nadal në Roland Garros.

11:20
Mercedes kërkon kthimin mbrapsht të gati 1 milion makinave

Kompania gjermane për prodhim të makinave, Mercedes-Benz, ka bërë thirrje për kthim mbrapsht të pothuajse 1 milion makinave më të vjetra në gjithë botën, për shkak të problemeve potenciale me sistemin e frenimit.

11:19
Tentuan të vidhnin në një subjekt minerar në Bulqizë, arrestohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim një tjetër

Tentuan të vidhnin në një subjekt minerar, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, specialistët […]

11:18
Ndihma e Britanisë për Ukrainën me raketa, Johnson: Rusia po rrafshon qytete e vret njerëz të pafajshëm

Mbretëria e Bashkuar po dërgon sisteme raketash të reja në Ukrainë, në ndihmë të forcave ukrainase kundër Rusisë.

11:16
Pas anulimit të vizitës së Lavrovit në Serbi, Vuçiç në takim urgjent me ambasadorin rus

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet sot me ambasadorin rus Alexander Botsan-Kharchenko.

10:58
Aksidente me biçikleta në pedonalen e Shkodrës! Policia ndalon qarkullimin, ja shkaku i pazakontë

Dy persona kanë përfunduar në spital ndërsa disa të tjerë janë dëmtuar lehtë nga aksidentet e pazakonta që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në pedonalen “28 Nentori” në Shkodër.

10:42
Veteranët e luftës së UÇK protestojnë/ Kërkojnë përfshirje në ligjin për pagën minimale, policia i ndalon me gaz lotsjellës

Protesta e veteranëve të Luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

10:38
Boris Johnson përballet sot me sfidën, votohet mocion mosbesimi ndaj kryeministrit britanik

Deputetët konservatorë në Britaninë e Madhe do të do votojnë ditën e sotme një mocion mosbesimi, ndaj kryeministrit Boris Johnson, i cili nëse humbet do të largohet nga posti i kryeministrit.

10:25
Lufta në Ukrainë/ 32 gazetarë të vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse

 32 gazetarë janë vrarë gjithsej që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës, Oleksandr Korniyenk .

10:05
Emri/ Gjenden dhe sekuestrohen 70 bimë kanabis në Mallakastër, në pranga 39-vjeçari

70 bimë narkotike janë gjendur dhe sekuestruar në Mallakastër ditën e sotme, ku si pasojë është vënë në pranga autori pasi tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

09:54
Real Madrid–PSG, tjetër duel në merkato, mesfushori francez bëhet “mollë” sherri

Aurelien Tchouameni është në qendër të merkatos, me futbollistin e Monacos, i cili është në “dilemë” për të ardhmen.

09:45
Si mund të sekuestrohen paratë e oligarkëve rusë?

Komisioni i BE-së propozoi rregulla të reja për të lehtësuar shpronësimin e pasurive të krijuara me aktivitete ilegale që synojnë marrjen e masave edhe ndaj oligarkëve rusë.

09:40
Rinovohet pakti me Greqinë/ Tirana dhe Athina zgjasin me pesë vite paktin e miqësisë

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të rinovojnë edhe me pesë vite të tjera Paktin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis dy vendeve .

09:34
Dita e tretë në flakë! Vijon zjarri në ishullin e Sazanit, Mbrojtja: Situata kritike, tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë

Në ditën e tretë të zjarrit në Ishullin e Sazanit situata vijon të jetë shqetësuese. Zjarri vijon të jete aktiv në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përball qytetit të Vlorës.

09:20
Tetë raketa drejt Kim Yong Un, SHBA e Koreja e Jugut: Mos guxoni të na provokoni

Tetë raketa me rreze të shkurtër veprimi lëshuan brenda tridhjetë minutash nga rajoni Sunan, pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, në Detin e Japonisë, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

09:13
Emri/ Ishte shpallur në kërkim, vihet në pranga 27-vjeçarja në Tiranë

Një 27-vjeçare e shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë.

09:04
Britania sfidon Putin: Kërcënoi Kievin me bombardime, Londra nis raketat

Në një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kërcënimeve të Vladimir Putin për rikthimin e bombardimeve ndaj Kievit nëse vazhdon furnizimi i Ukrainës me armë nga perëndimi, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të nisë raketat e para me rreze të gjatë veprimi në vendin e gjendur që prej muajit shkurt nën agresionin rus.

08:57
Lëkundje tërmeti në vend! Ja ku ishte epiqendra

Shqipëria është lëkundur sërish nga tërmeti mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 04:16 sipas raportimeve ka pasur lëkundje me magnitudë 4.0 ballë të shkallës rihter.

08:44
Zelensky: Dje vizitova trupat ushtarake në vijën e frontit Luhansk-Donetsk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka vizituar ditën e djeshme trupat në disa nga pozicionet më të bombarduara të vijës së parë.

08:28
Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse furnizoni Ukrainën me raketa, do të ashpërsojmë sulmet e rënda

Rusia po rrit presionin ndaj Ukrainës duke qëlluar me raketa Kievin dhe me kërcënime të reja të kreut të Kremlinit, Vladimir Putin.

08:15
Lavrov nuk shkon dot në Serbi: Vendet përreth i mbyllin hapësirën ajrore

Po pritej me fanfarë ndalesa dy ditore e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi. Por Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i kanë refuzuar avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, duke e detyruar kësisoj shefin e diplomacisë ruse të anulojë vizitën e tij në Beograd, që duhet të niste sot. 

08:10
U arrestua disa ditë më parë, zyra e noterit në Sarandë përfshihet nga flakët (akuza)

Një zyrë në pronësi të noterit Aleko Anagnostini është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

07:58
Mot i nxehtë gjatë paradites, pasditja vjen me surpriza! Parashikimi për sot

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira konvektivë, në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.

E diel, 05 Qershor 2022
23:35
Saranda pa energji elektrike

Qyteti i Sarandës ka mbetur pa energji elektrike këtë të diel.

23:05
Mbyllen festimet e Jubileut/ Mbretëresha Elisabeth II përshëndet turmat pas mungesave për arsye shëndetësore

Mbretëresha Elizabeta II u shfaq në ballkonin e Buckingham Palace këtë të diel për të përshëndetur turmat e mëdha që ishin mbledhur për përmbylljen e festimeve katër ditore të Jubileut të saj të Platintë. 

22:59
Ish-Presidenti Alfred Moisiu takim me kreun e ri të shtetit, Bajram Begajn

Presidenti i ri i vendit votuar me 78 vota nga Kuvendi i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim jozyrtar me ish-presidentin Alfred Moisiu.

22:44
Përveç ujit, 6 këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup.

22:21
Mariah Carey paditet 28 vjet pas publikimit të këngës “All I Want for Christmas is You”!

Këngëtarja e njohur Mariah Carey është paditur së fundmi për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.

22:20
Pas peticionit për largimin e Amber Heard nga “Aquaman” tani kërkohet që avokatja e Johnny Depp ta zëvëndësojë atë!

Më shumë se 2000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar avokaten e Johnny Depp, Camille Vasquez që të zëvendësojë Amber Heard në vazhdimin e ardhshëm të filmit “Aquaman”.

22:07
I thua shëndet e ta merr për plaç, shenja më “e akullt” e zodiakut!

Pjesëtarët e kësaj shenje të zodiakut janë të bindur se janë të pazëvendësueshëm, janë të pandjeshëm dhe inatçi, kritikë dhe urrejtës të çdo gjëje.

21:59
Me një foto, Ilda Bejleri konfirmon se është në pritje të ëmbël

lda Bejleri është një nga prezantueset më të njohura për sa i përket emisioneve sportive në vendin tonë.

21:46
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

21:14
Fëmijët e Tiranës “pushtojnë” Parkun Rinia, Veliaj: Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës janë historia më e bukur e qytetit

Kjo ishte një e diel krejt ndryshe për fëmijët e kopshteve të Tiranës. Sot Parku Rinia ishte më i mbushur se kurrë me zërat e fëmijëve, që iu bashkuan nismës “Tirana në sytë e fëmijëve”, një mundësi që fëmijët të shprehnin me duart e tyre se si e shikojnë ata të ardhmen e qytetit ku jetojnë.

21:12
Përurohen fushat e reja te futbollit në Kombinat, Veliaj: Pavarësisht bindjeve politike, të punojmë bashkë që Tirana të ecë përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në perurimin e kompleksit të ri të fushave futbollistike në Kombinat, ku u luajt edhe një minikampionat mes moshave U-11.

20:53
Zjarri në ishullin e Sazanit ende aktiv/ Kërkohet ndihmë nga ajri, rrezik shpërthimi i municioneve

Zjarri në ishullin e Sazanit vijon ende të djegë pyllin me pisha, duke rrezikuar shpërthimin e municioneve në zonë.

20:41
Papa Françesku sërish thirrje për luftës: Mos e çoni njerëzimin në rrënim

Papa Françesku bëri sërish thirrje të dielën  për “negociata të vërteta” në Ukrainë, gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit.

20:30
Ndeshja kundër Islandës/ Reja rikthehet në vendin ku nisi punën si trajneri i kuqezinjve

Pas 24 orësh në Islandë skuadra edhe pas seancës të së shtunës ka mundur të ambientohet e të qetësohet pas udhëtimit të gjatë.

20:25
Rikthehen bombat në Kiev/ Putin: Do hedhim të tjera nëse ju ndihmon Perëndimi me armë

Pasi e kishte kursyer për disa javë, Rusia iu rikthye bombardimeve të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

20:21
Koshat nëntokësorë/ Vendosen në Tiranë kazanët e parë për mbetjet

Tirana do të përdorë një teknologji të re për grumbullimin  dhe diferencimin e mbetjeve.

20:14
Tuneli i Skërficës gati/ Do hapet për qarkullim më 2 korrik në Kardhiq-Delvinë

Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë pritet të jetë gati për qarkullimin e mjeteve duke nisur nga 2 korriku.

20:10
Të dehura në timon/ Shtohen gratë përdoruese të alkoolit dhe drejtuesit e transportit publik

Përdorimi i alkoolit në drejtimin e mjetit ka qenë një problem shqetësues por së fundmi është vënë re një risi.

20:10
Trafik i rënduar në Vlorë, pushuesit kthehen nga plazhi

Trafik i rënduar është krijuar edhe në bregdetin e Vlorës.

20:03
Rrushi i eksportit/ Nga Italia në Gogolas, fermeri  u kthye të investojë në atdhe

Romeo Mile, në vitin 1994 u largua nga Shqipëria me mendimin për tu mos u kthyer më në vendlindje. 

19:54
Bizneset e teknologjisë/ Në 2021 u hapën më shumë në fushën e teknologjisë së informacionit

Pandemia përveç se ndryshoi zakonet e të përditshmes ndikoi edhe në mënyrën e të bërit biznes.

19:51
Dosjet pushtojnë gjykatat/ Apeli në ngërç, mijëra çështje në pritje

Fashikuj gjyqësorë ngado. Mbi tavolinë, në sirtare, në dollap, mbi dollap, në tokë .

19:43
Shtrenjtohen sufllaqet në Greqi/ Për shkak të krizës u shtrenjtua me 30 % nga një vit më parë

Në të njëjtën ditë që Eurostat bëri me dije shifrën e re rekord të inflacionit në Greqi për 29 vitet e fundit, duke shkuar në 10.7% në muajin maj nga 9,1% në prill, agjencia e lajmeve Reuters i kushton një prej reportazheve të saj, shpërthimit të çmimeve të shitjes së suvlakit të famshëm grek, ushqimi më i shpejtë dhe i shijshëm i rrugës, për vendasit dhe turistët.

19:39
Arrestohen grabitësit e bankës/ Pas një muaji kapen 3 kushërinjtë që morën me armë miliona lekë në Koplik

Ky është moment kur më 9 maj, 3 persona të veshur me të zeza me maskë në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikov grabitën filialin e një banke në Koplik.

19:38
Mijëra subjekte ende pa fiskalizim/ Pas 30 qershorit fillojnë gjobat

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik për transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, për t’u shtrirë më pas nga 1 shtatori edhe te fasha e fundit biznes-konsumator për transaksionet me para në dorë.