Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në Kukës, pasi vinte  baste sportive në lokalin e tij, të cilin nuk e kishte regjistruar në organet tatimore. 

Policia sekuestroi një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi L. N., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”,  “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, me anë të aparateve celulare.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të lokalit, rezultoi se ai nuk e kishte regjistruar këtë subjekt në organet tatimore, për rrjedhojë fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria që ushtronte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel