Tentoi të vidhte me armë një vit më parë, vihet në pranga 28-vjeçari në Durrës

13/10/2022 15:38

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të vidhte me armë, një vit më parë, në banesën e një personi.

Si rezultat operacionit policor të koduar “The End”,  shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, bënë të mundur ndalimin e shtetasit P. P., banues në Katund Sukth.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar 28-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Më datë 08.10.2021, shtetasi P. P., në bashkëpunim me tre persona të tjerë të arrestuar, kanë tentuar të vjedhin me armë, në banesën e një shtetasi, në fshatin Katund Sukth.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel