Ndihma shtesë për Ukrainën, Fondi Monetar Ndërkombëtar miraton mbështetjen financiare prej 1.3 miliardë dollarë

13/10/2022 12:28

Ukraina ka marrë fonde shtesë emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të përmbushur nevojat urgjente që kanë.

Kryeministri Ukrainas ka deklaruar se ky fond do të përdoret kryesisht për ekonominë dhe mbrojtjen.

“Ukraina mori 1.3 miliardë dollarë mbështetje shtesë financimi urgjent nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Fondet do të përdoren për të financuar nevojat prioritare: forcimin e aftësive mbrojtëse, pagesën e pensioneve, programet sociale dhe mbështetjen e ekonomisë,” tha Denys Shmyhal, sipas CNN.

Sipas tij që nga fillimi i luftës FMN-ja ka dhënë një ndihmë prej 2.7 miliardë dollarë.

“Shkalla dhe intensiteti i luftës së Rusisë kundër Ukrainës që filloi më shumë se shtatë muaj më parë kanë shkaktuar vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe dhimbje ekonomike,” tha FMN në një deklaratë për shtyp javën e kaluar.

Top Channel