‘Hala’ nga Don Xhoni dhe Era Istrefi arrin shifrën e çmendur të klikimeve në vetëm pak ditë

12/10/2022 20:19

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit.

Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 12 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 10 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.

Por, jo vetëm kaq,  pasi projekti i dyshes u bë trending ndërkombëtarisht dhe tashmë Don Xhoni na ka treguar se kënga është numër 38 më e dëgjuara në botë.

E duket se Xhonatani nuk ka të ndalur. Së fundmi reperi ka postuar në Instastory një video në makinë duke improvizuar këngën e re, e cila duket se do të publikohet së shpejti dhe se do të bëj shumë bujë.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por së fundmi ka zgjedhur të na tregojë këtë pjesë të tij që nuk e reklamon shpesh.

 

Top Channel