Ka hapur siparin në Elbasan edicioni i 24 i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit duke vijuar kështu traditën e pandërprerë të prurjeve cilësore të artit skenik me larmi stilesh e formash të reja.

Trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Italia, Polonia, Spanja etj do të jenë pjesë e këtij edicioni duke sjellë më të mirat nga vendet e tyre.

Edicioni i 24 i Festivalit këtë vit me titullin “Kënga e teatrit”vjen si asset i çmuar në skenën elbasanase për t’i bërë jehonë shpirtit dhe për të sfiduar ndasitë e gjuhës dhe të kohës.

Trupa e teatrit “Bekim Fehmiu” e Prizrenit u paraqit me “Deni dhe deti i thellë blu”, një përmbledhje tragjikomike mbi rënien shoqërore.

Nga viti në vit, Festivali Teatror “Skampa” me historinë e tij 24-vjeçare, vijueshmërinë, identitetin dhe seriozitetin artistik, është duke dëshmuar vlera dhe besueshmëri, duke u bërë kështu pjesë e qenësishme dhe e rëndësishme e jetës kulturore të qytetit të Elbasanit.

Përgjatë një jave, ky qytet merr tjetër dritë nga energjia e aktiviteteve, shfaqjeve teatrore.

Top Channel