Një furgon mallrash, i cili ishte ngarkuar me dyshek është përshirë nga flakët këtë mëngjes.

Drejtuesi i furgonit, i cili udhëtonte në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pranë vendit të quajtur Bishqethëm, ka parë tymin që vinte nga pjesa e pasme e furgonit dhe menjëherë ka ndaluar në anë të rrugës, ku sapo ka zbritur, furgoni është përfshirë nga flakët.

Menjëherë janë njoftuar forcat zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat edhe pse erdhën në kohë reale, nuk arritën ta fiknin zjarrin që kishte përfshirë furgonin. Policia dhe ekspertë të saj mbërritën në vendngjarje për të hetuar shkaqet e rënies së zjarrit, që deri tani janë të paqarta.

Top Channel