E hënë, 15 Maj 2023
17:07
Belind Këlliçi pëson disfatë në Astir dhe lagjen “5 Maji”

Nëse shohim të dhënat e KQZ, vihet re se kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek dy zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Astirin dhe “5 Majin”. Për më tepër, deri dy muaj më parë, Belind Këlliçi ka qenë edhe deputet i zonës së Astirit. Të dyja këto zona […]

17:01
Erion Veliaj triumfon edhe në Njësinë 3 Tiranë

Erion Veliaj ka triumfuar në njësinë nr. 3 në Tiranë me 58.22% të votave.

16:59
Italiani gjobitet €900 nga bashkia pasi mbushi vetë gropën në rrugë (fotot)

Claudio Trenta ka dënuar “padrejtësinë” e autoriteteve për gjobitjen kur mbushi vetë një gropë 30 cm të gjerë në një rrugë në rajonin verior të Lombardisë.

16:54
Pogradecin e merr PS-ja, gjashtë bashkitë e qarkut Korçë marrin ngjyrën e socialistëve

Përfundon numërimi i votave në Pogradec.

16:48
PS kryeson në Shijak, Rama përgëzon Elton Arbanën dhe ekipin e tij përmes një video telefonate

Edi Rama ka përgëzuar Elton Arbanën dhe ekipin e tij përmes një video telefonate pasi kryeson në Shijak.

16:40
Numërimi në Shjak/ Elton Arbana 4088 vota para kandidatit të BF-së Rezeart Tusha

Kandidati socialist, Elton Arbana është 4088 vota para kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezeart Tusha.

16:22
Bie zjarr në një shkollë në Mallakastër, dyshohet për shkaqe aksidentale

Një shkollë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme

16:21
Treni në Austri luan fjalimin e Hitlerit në sistemin e zërit për pasagjerët (fotot)

Udhëtarët e një treni ndër-qytetar në Austri mbetën të habitur dje kur në bord u luajt një regjistrim i fjalimit të liderit nazist Hitleri.

16:14
Zv.ministri i Ekonomisë Kadia habit Grida Dumën: Jam fans i Luizit, dua mbështetjen e tij

Në një bashkëbisedim me Grida Dumën për fitoren e Benet Becit në Shkodër, zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia, tregon se e kishte takuar Luizin në ambientet e Top Channel dhe i tha se Beci ka fituar prej tij.

16:03
Divjaka me kryebashkiak të ri, Gorrea i PS-së fiton me 2 mijë e 400 vota më shumë

Partia Socialiste ka arritur të fitojë edhe në Divjakë, me një kryebashkiak të ri.

15:50
KQZ njofton pezullim të procesit të numërimit në Kurbin: Policia të jetë prezente në çdo moment

Në mbështetje të pikës 1, shkronja “b”, dhe pikës 2, të nenit 19 dhe nenit 116/1 të Kodit Zgjedhor, të nenit 26, të Kodit të Procedurave Administrative, të vendimit nr. 23, datë 24.4.2023 “Për organizimin e punës në Vendin e Numërimit të Votave, radhën e veprimeve gjatë dorëzimit të materialeve zgjedhore, numërimit të votave dhe […]

15:36
Kamioni përplaset kokë më kokë me minibusin duke lënë 26 të vdekur në Meksikë (fotot)

Të paktën 26 njerëz janë vrarë kur një minibus shpërtheu në flakë pas përplasjes shkatërrimtare me një kamion.

15:36
Si shumicën, PS merr edhe Mallakastrën! 367 vota më shumë se demokratët

Ka përfunduar edhe në Mallakastër procesi i numërimit të votave.

15:31
Shkeljet në zgjedhje, Glover: Pamë njerëz që vinin vërdallë qendrave të votimit

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover gjatë një konference për mediat pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.

15:25
Raporti i ODIHR për zgjedhjet/ Dickson: Vumë re zhvillime pozitive, ka vend për përmirësime

Vëzhguesi ndërkombëtar i zgjedhjeve Stewart Dickson, teksa ka bërë një përmbledhje paraprake të situatës zgjedhore në Shqipëri, është shprehur se në përgjithësi situata ishte e qetë po që ka vend për përmirësime.

15:21
Rezultatet e zgjedhjeve/ Meta: U asgjësuan pa filluar, u ushtrua presion i pashembullt

Ilir Meta ka reaguar pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ku ka akuzuar qeverinë për presion e shkelje të kodit zgjedhor.

15:16
Procesi i zgjedhjeve, Glover: Shqetësimi ynë më i madh, presioni ndaj qytetarëve

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover gjatë një konference për mediat pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.

15:12
Sherr në rrugë në Tiranë, plagosen me thikë dy 20-vjeçarë

Një sherr ka ndodhur në një prej rrugëve të Tiramës, mes disa të rinjsh.

14:59
KRIIK publikon konkluzionet paraprake për fushatën zgjedhore

Në Qëndrimin Publik të publikuar në datën 8 maj 2023, KRIIK evidentoi se përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore shteti shqiptar dhe klasa politike vendimmarrëse nuk arritën të organizojnë një proces zgjedhor, i cili të jetë i ndërtuar për qytetarët dhe rreth interesave të qytetarëve, duke dështuar të garantojnë që këta të fundit të mund të zgjedhin […]

14:47
Rifillon me vonesë numërimi i votave në Shijak, shkak numëruesit e opozitës

Në Shijak ka rifilluar me vonesë numërimi i votave.

14:42
Humbi Shkodrën/ Spahia: Pushtetet e dala nga bota e krimit nuk jetojnë gjatë, mirënjohje qëndrestarëve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë Bardh Spahia, ka reaguar pas daljes së rezultateve në Shkodër.

14:31
Orë tensioni, Erdogan drejt balotazhit/ Fati i kombit vuloset në 28 maj?

Me pothuajse të gjitha votat tashmë të numëruara në Turqi, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe sfidanti i tij, kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu duket se po shkojnë drejt balotazhit.

14:30
Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit fitohen nga Partia Socialiste

Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit u fituan nga Partia Socialiste.

14:26
Euractiv: Fitore dërrmuese e socialistëve në zgjedhjet lokale në Shqipëri

Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, sugjerojnë se partia socialiste në pushtet, e cila ka mbajtur gjithashtu 60 nga 61 bashkitë në katër vitet e fundit, do të sigurojë një fitore dërrmuese, thotë Euractiv.

14:16
Situata me Belerin/ Ministri grek: Zotohemi se do përdorim çdo mjet për parandalimin e hyrjes së Shqipërisë në BE, nëse situata nuk qartësohet

Ministri i Shtetit dhe përfaqësuesi i qeverisë Akis Skertsos u zotua para pak në konferencën për shtyp ndaj gazetarëve të politikës se qeveria greke do të përdorë çdo mjet për të parandaluar hyrjen e Shqipërisë në BE nëse situata në Himarë nuk qetësohet.

14:08
Përfshihet nga flakët automjeti në Fushë Arrëz, dyshohet djegie aksidentale

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Fushë Arrëz. 

13:59
PS fiton tre bashki në juglindje, opozita rrezikon t’i humbas të gjitha

Kolonja, Devolli dhe Pusteci janë tre bashkitë e para në juglindje të vendit që janë fituar nga socialistët.

13:38
PS-ja nuk zhgënjehet as në Dibër, Spahiu merr vendin e parë me diferencë të thellë

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Dibër, ku kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu ka triumfuar ndaj kundërshtarëve politikë me 15323 vota në total.

13:34
Numërimi i votave, Celibashi: Në 4 bashki ka nisur për këshillat bashkiakë! Një incident në Kavajë

Celibashi: Procesi ka nisur në orën 24:00, rreth orës 10:30 ka përfunduar procesi i dorëzimit të bazës materiale, nga informacionet që ka KQZ janë vetëm kuti të deklaruara të parregullta, numërimi ka nisur rreth orës 24:00. Me vonesë nisi në bashkinë e Kavajës, në Librazhd pati një problematikë që lidhet me hedhjet e të dhënave, […]

13:32
Shtrëngim duarsh mes dy kandidatëve në Vaun e Dejës, “i pamposhturi” Hila uron socialistin Shkreli

Në Vaun e Dejës duket se kandidati i Bashkë Fitojmë ka pranuar humbjen duke uruar socialistët.

13:21
Berisha: Kjo është një ditë e rëndë për liritë e qytetarëve, thirrje komisionerëve të vazhdojnë detyrën

Ish- kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për media ditën e sotme ku është shprehur i zhgënjyes nga situata zgjedhore dhe ka hedhur akuza nga qeveria për korrupsion dhe blerje votash. 

13:19
Pjerin Ndreu shpallet kryetar i bashkisë Lezhë, rreth 2000 vota diferencë

Pjerin Ndreu shpallet kryetar i bashkisë Lezhë, rreth 2000 vota diferencë.

13:17
Akuza për vota false, mbërrijnë në Divjakë deputetët Edit Harxhi, Saimir Korreshi dhe Ilda Dhori

Në KZAZ 56 Divjakë kanë mbërritur deputetët Edit Harxhi, Saimir Korreshi dhe Ilda Dhori, pas pretendimeve se ka fletë votimi të falsifikuara.

13:04
PS fiton edhe në Sarandë, Çaçi me diferencë të konsiderueshme

Numërimit i erdhi fundi edhe në bashkinë e Sarandës, ku fitues u shpall Oltion Çaçi.

12:49
Rezultatet e dobëta të opozitës/ Açka: E trishtueshme për ne humbësat, fajtorët të ikin në shtëpi

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar ndaj rezultateve të zgjedhjeve, ku opozita duket se po pëson humbje të thellë.

12:44
Patosin e marrin socialistët, Duro rrëzon kandidatet e PD dhe BF

Ka përfunduar numërimi edhe në Patos, ku ka kryesuar edhe këtu Partia Socialiste.

12:30
Sherr në Kzaz në Laç, pengohet të raportojë gazetarja e Top Channel

Disa persona janë konfliktuar në një prej qendrave të numërimit në Laç.

12:11
Dyshime për vota false, në Divjakë fletët ndryshojnë nga njëra-tjetra

Numëruesit në qendrat e votimit në Divjakë, kanë ngritur dyshime për fleta votimi të falsifikuara.

12:01
Beleri fitoi garën, himariotët kërcejnë me këngë greke

Pas shpalljes fitues të Fredi Bejlerit në Himarë, qytetarët ia kanë marrë valles mes qytetit.

11:55
Nuk surprizon as Korça, fitojnë sërish socialistët me 60.63%

Edhe në Korçë ka përfunduar numërimi i kutive të votimit, ku sërish ka fituar Partia Socialiste.

11:42
Ndërpritet numërimi në Finiq, një anëtar në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Gjatë rënies dëmton pajisjet

Në Finiq është ndërprerë numërimi pasi njëri nga anëtarët e grupit shfaqi probleme shëndetësore.

11:39
Fitorja e vetme me peshë për Berishën erdhi nga “helenizmi” në Himarë

Teksa e gjithë harta e Shqipërisë është kthyer në ngjyrën rozë të socialistëve, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të “gllabërojë” gjashtë bashki të vogla.

11:39
Pamjet/ Lefter Maliqi humb në Kuçovë, konflikt në qendrën e votimit

Në Kuçovë  janë 5 kutitë e fundit që po numërohen.

11:33
Fredi Beleri reagon nga burgu për fitoren: Terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë, sot fitoi demokracia

Fredi Beleri, ka reaguar nga qelia e paraburgimit, për fitoren që arriti të marrë me diferencë shumë të ngushtë në Himarë.

11:32
PS-ja fiton në vendlindjen e Metës, Adriatik Mema kryetar i Bashkisë Skrapar

Skrapari ka përfunduar numërimin e kutive të votimit.

11:22
Benet Beci drejt triumfit në bashkinë Shkodër, 10 mijë vota diferencë

Kandidati socialist, Benet Beci drejt triumfit në bashkinë Shkodër.

11:19
Shpallen fitues kandidatët e PS-së në Mat dhe Klos

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ Nr.16 në Mat, ku fitues është kandidati i PS-së Agron Malaj me 8753 vota dhe ndiqet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 4216.

11:11
Fitorja e Gledian Llatjas/ Gjiknuri: Rezultat i thellë në Elbasan

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri tha se ishte një fitore e thellë në Elbasan.

11:06
Me diferencë të ngushtë, Tafani i PS-së merr mandatin për herë të gjashtë në Belsh

KQZ ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të kutive të numërimit në Belsh.

11:01
Ndërpritet numërimi i votave në Malësi të Madhe, shkak bëhet largimi i numëruesve të koalicionit “BF”

Në Malësi të Madhe prej dy orësh është ndërprerë procesi i numërimit të votave.

10:51
Përfundon numërimi në Mirditë, Mëlyshi i “Bashkë Fitojmë” merr vendin e parë

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Mirditë, ku fitues është shpallur kandidati i “Bashkë Fitojmë” Albert Mëlyshi me 6355 vota.

10:49
Erion Isai: Jam shumë krenar që Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral

Fituesi i zgjedhjeve vendore më bashkinë Kolonjë, Erion Isai mbajti fjalën para votuesve, i shoqëruar nga drejtuesja e qarkut gjatë zgjedhjeve, Olta Xhaçka.

10:37
Festohet rezultati përfundimtar, në Bulqizë fitojnë socialistët

Në Bulqizë ka fituar Partia Socialiste me kandidaten Festime Mjeshtri.

10:26
“Gara më e bukur e jetës”/ Duro flet pasi fitoi në Devoll: Sot fituan qytetarët

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Devoll Eduard Duro, ka folur për mediat menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ku ka thënë se kjo ka qenë gara më e bukur e jetës së tij.

10:24
Sefa fiton një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Lushnjë, 9040 vota diferencë me Sharkën

Eriselda Sefa fiton një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Lushnjë.

10:15
Nga burgu fiton Himarën/ Fredi Beleri u arrestua për korrupsion aktiv në zgjedhje

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri fitoi bashkinë HImarë, edhe pse gjykata e Vlorës e la në burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

10:06
Numërimi drejt përfundimit, socialistët nisin festën edhe në Devoll

Socialistet kanë nisur festimet në Devoll, edhe pse janë ende dy kutitë e fundit pa u numëruar.

09:58
“Kokë më kokë” në Kuçovë, kandidatët e PS dhe BF në garë të ngushtë

Në Kuçovë rezultati është i ngushtë mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

09:53
Kandidati i arrestuar në avantazh, numërohet kutia e fundit në Himarë

Në Himarë po numërohet edhe kutia e fundit.

09:39
Mbaron numërimi në tre njësi administrative në Durrës, Sako paraprin Carën

Është mbyllur numërimi i njësive administrative në Ishëm, Manëz dhe Sukth.

09:38
Ps-ja merr Delvinën, Veli kryeson ndjeshëm kundër “Bashkë Fitojmë”

Partia Socialiste ka fituar në Delvinë.

09:25
Kryesojnë edhe në Dimal socialistët, pak vota larg PD-së/ 11 kuti të mbetura për t’u numëruar

Kanë mbetur edhe 11 kuti për t’u  numëruar në Dimal, ku deri më tani kryeson Partia Socialiste me një diferencë prej  857 votash.

09:09
Edhe shtatë kuti për numërim në Devoll, kryeson ngushtë Duro i Ps-së

Në Devoll kanë mbetur edhe 7 kuti për t’u numëruar, ku për momentin kryesojnë socialistët.

08:57
PS fiton dhe bashkinë e tretë në qarkun e Tiranës, Veliaj: Nga sot për ta çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara

Pas Kamzës dhe Vorës, socialistët fitojnë dhe bashkinë e tretë, atë të Rrogozhinës.

08:57
Me diferencë të ngushtë votash, Libohovën e marrin socialistët

Ka mbaruar numërimi në Libohovë, ku mundi të fitojë socialisti Leonard Hide me një diferencë të ngushtë votash.

08:53
Rrogozhinë dhe Kavajë/ Dy kandidatët e PS-së në avantazh

Sipas rezultateve të deritanishme në Rrogozhinë, kryeson kandidati i PS-së Edison Memolla, me 5120 vota.

08:45
Socialistët marrin edhe Reskovecin, Majlinda Bufi triumfon ndaj Hazizajt

Socialistët triumfojnë edhe në Reskovec. Me një diferencë prej 570 votash, kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi ka marrë 53% të votave ndërsa Erdit Hazizaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 47% të votave.  

08:43
Memaliajn e merr “Bashkë Fitojmë” me diferencë të ngushtë votash, Dropullin e merr PS-ja

Ka përfunduar votimi në Memaliaj dhe Dropull.

08:38
Tensione në Himarë/ Ndërpritet numërimi i votave, mbështetësit e Belerit mblidhen në stadium

Në Himarë në qendrën e numërimit të votave ka pas një tension, ku disa nga numëruesit kanë kërkuar të bëjnë pushim, por pritet të ulen sërish në tavolinë dhe të nisin numërimin, pasi KZAZ-ja nuk ka vendim për ndërprerje.

08:31
Video/ Nis festa në Tropojë, socialistët kërcejnë me lodra! Hasin e merr koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Në Tropojë triumfojnë sërish Socialistët.

08:31
PS-ja mund të marrë Lushnjën, ja me sa vota kryeson Stefa deri më tani

Deri më tani Partia Socialiste kryeson në Lushnjë, ku janë numëruar 75.00% nga kutitë e votimit.

08:27
Berat, diferencë e thellë votash/ Kryeson kryebashkiaku Ervin Demo

Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo vazhdon të jetë në avantazh me numrin e votave.

08:17
Bulqiza dhe Dibra vijojnë numërimin, PS-ja kryeson para koalicionit

Teksa 63.3% e kutive janë numëruar në Bulqizë, 5327 qytetarë kanë votuar për Festime Mjeshtrin e PS-së ndërsa 3465 qytetarë kanë votuar për Defrim Fikun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

08:14
Elton Arbana në avantazh, ndërpritet numërimi në Shijak

Në Shijak është ndërprerë numërimi, pasi kanë kërkuar të bëjnë pushim numëruesit. Janë numëruar 36 kuti nga 54 që ka bashkia Shijak. Në avantazh me diferencë votash është Elton Arbana i  PS-së. 6156 vota ka marrë deri tani Elton Arbana, kurse  Rezeart Tusha 2671 vota.  

08:10
Ndërpritet numërimi/ Në Gjirokastër dhe Tepelenë kryeson deri më tani Partia Socialiste

Në Gjirokastër dhe Telepenë është ndërprerë votimi për të rifilluar më vonë.

07:59
Në Kuçovë dhe Dimal kryeson PS-ja/ Ja rezultati i numërimit të votave deri më tani

Në Bashkinë e Kuçovës janë numëruar 32 kuti nga 65 në total.

07:47
Përfundon numërimi i votave në Klos! Triumfon kandidatja socialiste, Valbona Kola

Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë Klos dhe ka triumfuar kandidatja socialiste Valbona Kola.

07:41
Kryeson kandidati i PS-së në Himarë, 232 vota më shumë se Fredi Beleri/ Tre kuti të pa numëruara

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara kandidati i Partisë Socialiste Jorgo Goro kryeson me 3525 vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit i cili ndodhet i arrestuar për akuzën e blerjeve të votave.

07:39
Numërimi drejt përfundimit ne Kukës dhe Has, ja kush kryeson

Teksa numërimi i votave është drejt përfundimit në Kukës, kandidati i Partisë Socialiste Safet Gjici, është në radhë i pari me një diferencë prej rreth 600 votash nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

07:35
PS merr edhe Kolonjën/ Vijon numërimi i kutive në Pogradec, Devoll, Korçë dhe Maliq

Pogradeci : 36 kuti të numëruara Ilir Xhakolli PS 6641 vota Zini Tollozhina BF 3598 vota Devolli : 28 kuti të numëruara Eduard Duro PS 5607 Elvis Hajderlli BF 5224 Çlirim Hoxha 67 Korça : 70 kuti të numëruara Sotiraq Filo PS 9410 Ledina Alolli BF 5636 Maliq : 27 kuti të numëruara Gezim Topciu […]

07:13
Ndalon numërimi në KZAZ 35 në Tiranë, Veliaj prin Këlliçin

Erion Veliaj prin Belind Këlliçin edhe në KZAZ numër 35.

06:59
Vijon numërimi në Shkodër, Benet Beci kryeson përballë Bardh Spahisë

Në Shkodër nga numërimi i 70 kutive nga 247, Benet Beci po fiton me rreth 3300 vota ndaj Bardh Spahisë së Partisë Demokratike.

06:58
Me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste fiton Bashkinë Këlcyrë

Edhe pse me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste ka fituar bashkinë Këlcyrë.

06:55
Ndërpritet puna në KZAZ-në e Finiqit, ende 18 qendra votimi pa numëruar

KZAZ-ja në Finiq ka ndërprerë punën për të rinisur sërish në orën 10 të mëngjesit.

06:39
Garë tepër e ngushtë në Himarë! Kandidati i PS pak diferencë nga Fredi Beleri

Nga 22 qendra votimi të numëruara deri më tani në Himarë nga 36 gjithsej, gara duket tepër e ngushtë.

06:34
Ende kuti të pa numëruara në Rrogozhinë, në avantazh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Pavarësisht se kanë kaluar disa orë që nga nisja e numërimit të votave në Bashkinë e Rrogozhinës, deri më tani janë numëruar vetëm 61.82% kuti.

06:24
Pukën e merr “Bashkë Fitojmë”! Kandidati Rrok Dodaj lë pas Gjonajn

Teksa kanë mbetur vetëm tre qendra votimi pa hapur ende, Pukën e fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

06:15
Me ritme të ngadalta numërimi në Durrës/ Sako me diferencë prej 2 mijë votash ndaj Carës

Ka vijuar me ritme të ngadalta numërimi i kutive të votimit në Bashkinë Durrës, krahasuar me bashkitë e tjera në rang vendi.

06:07
PS fitore të thellë në Tepelenë! Siguron bashkinë e 6-të në rang vendi

Ka përfunduar procesi i numërimit në 22 nga 22 qendrat e votimit në Tepelenë.

06:01
Tirana vijon numërimin/ Erion Veliaj drejt fitores, kalon 11 mijë vota para kandidatit Belind Këlliçi

Vijon me ritme të shpejta prej disa orësh numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 224 qendra votimi nga 941 në total.

05:59
Procesi nisi me shumë vonesë, vijon puna për numërimin e votave në Bashkinë Durrës

Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit ka nisur me vonesë, pas disa problemeve që patën në dorëzimin e kutive të votimit.

05:56
Orë pritje, nis më në fund procesit i numërimit në Kavajë! Në avantazh kandidati i PS-së, Redian Kralen

Pas orësh të tëra nga përfundimi i procesit të votimit, ka nisur më në fund në orët e mëngjesit të së hënës, numërimi i votave për bashkinë e Kavajës.

05:53
Vijon procesi i numërimit të votave në Pogradec, pjesën më të madhe e ka marrë Ilir Xhakolli

Bashkia e Pogradecit vijon ende me procesin e numërimit të votave, ku deri më tani janë ezauruar vetëm 30 qendra votimi, nga 106 në total.

05:52
Garë e fortë në Finiq! PD dhe Bashkë Fitojmë me nga 30%, kryeson Partia e Minoritetit Grek

Teksa janë numëruar më shumë se gjysma e Qendrave të Votimit në Finiq, gara duket e ngushtë.

05:15
Fotolajm/ PS fitoi bashkinë e 5-të, nisin festimet në Delvinë! Fishekzjarrë, britma dhe duartrokitje në mes të qytetit

Bashkia e Delvinës do të qeveriset edhe për një tjetër mandat nga të majtët. Fitorja e thellë përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë” është celebruar fuqishëm nga të pranishmit, duke hedhur madje edhe fishekzjarrë në mes të qytetit.

05:14
Bastion i të djathtës, thyhet Shkodra! Benet Beci kryeson me 60% ndaj Bardh Spahisë

Vijon procesi i numërimit në Shkodër, ku duket se kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci po fiton bindshëm ndaj Bardh Spahisë.

04:25
Diferencë e thellë në Shijak, kandidati Partisë Socialiste ka marrë më shumë se 79.5 % të votave

Ka disa orë që ku ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Shijakut, ku deri më tani kryeson me një diferencë të thellë kandidati i Partisë Socialiste.

04:22
Zgjedhjet vendore 2023/ PS fiton zyrtarisht bashkinë e 5-të, përfundon numërimi në Delvinë!

Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë e Delvinës.

04:19
Vijon numërimi në qarkun Elbasan/ Kush kryeson në Bashkitë Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik dhe Belsh

Teksa bashkia e Elbasanit mbetet në duart e socialistëve me kryebashkiak Gledjan Llatjan, vijon numërimi në të gjitha bashkitë e tjera të qarkut.

04:14
Delvina vishet rozë! Me vetëm një kuti për t’u numëruar, kryeson kandidati i PS-së, Besmir Veliu

Vijon procesi i numërimit në Delvinë.