Një shkollë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Mallakastër/Informacion paraprak

Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr.

Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel