01:03
Kurti: Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën
Me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, sot u organizua një pritje për të shënuar shpërblimin me çmim vjetor nga Bashkimi Evropian për integrimin e komuniteteve rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ku krahas Organizatës për Stabilitet Socio-Ekonomik që gjithashtu ishte shpërblyer nga BE-ja për punë me komunitet, të pranishëm ishin edhe zv. kryeministrja Emilija Rexhepi, ambasadorë të akredituar, deputeti nga radhët e komunitetit jo shumicë Erxhan Galushi, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e drejtues të organizatave të shoqërisë civile.