Teksa bashkia e Elbasanit mbetet në duart e socialistëve me kryebashkiak Gledjan Llatjan, vijon numërimi në të gjitha bashkitë e tjera të qarkut.
Vijon procesi i numërimit në Delvinë.
Vijon prej disa orësh numërimi i votave në Bashkinë e Shkodrës, ku deri më tani janë numëruar rreth 12.15% të kutive të votimit.
Vijon prej disa orësh numërimi i votave në bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar rreth 10% të kutive të votimit.
Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 8.96% të kutive.
Vijon numërimi i kutive të votimit në Bulqizë, ndërsa deri më tani janë numëruar 4.99% e kutive të votimit.
Bashkia e Peqinit vijon ende me numërimin e votave, ku deri më tani kryeson kandidati i Partisë Socialiste.
Prej disa orësh vijon numërimi i kutive të votimit në bashkinë e Tropojës.
Procesi i numërimit të votave vijon ende në Fier dhe Rrogozhinë, që pas nisjes pak orë më parë.
Finiqi nuk ka nisur ende me procesin e numërimit edhe pse ka kaluar disa orë që nga mbyllja zyrtare e votimit.
Numërimi i kutive të votimit vijon në Delvinë, Konispol dhe Sarandë, ku deri më tani kryeson PS-ja.
KZAZ për numërimin e votave ka nisur punën në Kuçovë, pas disa orësh që nga mbyllja procesit të votimit.
Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, po ndjek nga afër procesin e numërimit në KZAZ numër dy.
Ka nisur numërimi i votave thuajse në të gjitha bashkitë e vendit, ndërsa është shpallur rezultati në 4 bashki.
Nis procesi i numërimit për Kukësin.
Sapo nisi numërimi në Shijak.
Pali Kolefski merr mandatin e dytë si kryetar bashkie në Pustec.
Lezha ka nisur zyrtarisht numërimin e kutive të votimit, pas mbylljes së procesit të votimit.
Janë numëruar pesë kutitë e para në Lushnjë.
Ka nisur procesi i numërimit në Bashkinë e Mirditës.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ka reaguar pas humbjes që pësoi gjatë kandidimit për Bashkinë e Elbasanit.
Ka nisur numërimi i votave në bashkinë e Hasit ku deri më tani janë numëruar 10.71% të kutive.
Tashmë Delvina ka nisur procesin e numërimit të votave, përkatësisht KZAZ 89.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Pustec janë numëruar gjysmat e kutive të votimit.
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, sa iu përket akuzave për manipulim të procesit zgjedhor digjital në Kamëz.
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur poshtë me bindje rezultatin digjital në Bashkinë e Kamzës, duke e konsideruar atë të manipuluar.
Tashmë ka nisur numërimi i kutive të votimit në Lushnjë, përkatësisht në KZAZ 55.
Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi se Fieri dhe Lushnja në këto zgjedhje do të kenë një rezultat historik, e kjo do të shënoj fitoren e socialistëve në të gjitha bashkitë e qarkut të Fierit.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, aty ku PS po merr fitoren me 60.15% të votave, pretendon se votat janë blerë dhe rezultati është i programuar paraprakisht. Ai ka deklaruar se nuk do e njohë rezultatin
Në Bashkinë e Vorës, PS ka marrë shumicën e mandateve në Këshillin Bashkiak.
Në marrjen në dorëzim të qendrës së fundit të votimit është konstatuar se kutia e materialeve zgjedhore ka qenë pa kapak.
Ndërsa ka filluar numërimi i votave në disa prej bashkive të vendit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ka dërguar ende numëruesit në Rrogozhinë.
Në bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur procesi i votimit, pasi ende po dorëzohen materialet.
Fillon procesi i numërimit për bashkinë Memaliaj.
Pak pas pas mbylljes zyrtare të procesit të votimit, ka nisur procesi i votimit në bashkinë e Pustecit.
Procesi i numërimit të votave pritet të nisë shumë shpejt në disa nga bashkitë e vendit, pas dorëzimit të kutive.
Erion Veliaj ka dalë në mbështetje të kandidatit të Vorës Blerim Sherën, i cili kryeson me rezultatet e deritanishme me mbi 74% të Votave.
51.14% Rexhep Tajip Erdogan, 43.05% sfidanti i tij Kemal Kilicdaroglu: rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës në Turqi dëshmojnë një epërsi të presidentit turk përballë kreut të opozitës që sfidoi pushtetin e tij 20-vjeçar.
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka komentuar fitoren e Partisë Socialiste në 3 bashkitë ku u bë votimi elektronik, Kamëz, Vorë dhe Elbasan.
Të vetmet lëvizje në Himarë ishin ato pranë qendrave të votimit, ku shumë qytetarë u paraqitën për të shprehur vullnetin e tyre.
Zgjedhjet lokale në Kamëz për këtë vit u zhvilluan në mënyrë elektronike, çka siguron një proces më të rregullt zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet nga qendrat e votimit ku ka përfunduar votimi në tre bashkitë ku u votua elektronikisht.
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama së bashku me qeverinë dhe kandidatin e Lezhës, Pjerin Ndreu, si përgjegjës për atentatin ndaj ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçi, në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Teksa ekipi i Top Channel ndoqi nga afër procesin zgjedhor në Mallakastër, gazetarja Kristi Gongo tregoi historinë e një 63-vjeçareje.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Geldian Llatja ka falenderuar të gjithë qytetaret në Elbasan pasi rezultatet e deritanishme e nxjerrin fitues.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Qarkut Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë sërish në një deklaratë për shtyp nga selia rozë për shpalljen e një tjetër fituesi për zgjedhjet vendore 2023. Rakip Sulit në Kamzë.
Top Channel ka siguruar një video në të cilën anëtarët e komisioneve transportojnë pa përgjegjshmëri pajisjet elektronike të votimeve.
Në Elbasan për herë të parë në zgjedhjet vendore të 14 majit është votuar në mënyrë elektronike.
Zonja Nure, 77 vjeç nga fshati Gegë i bashkisë së Kuçovës nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas fitores së thellë në Vorë të kandidatit socialist Blerim Shera.
Në sheshet e Elbasanit ka nisur festa pas shpalljes së rezultateve të para.
Ka përfunduar procesi i votimit në Qarkun e Korçës.
Ish-presidenti i uroi Ditën e Nënës vetëm nënave të ‘fashistëve të majtë radikalë’
Procesi i votimit në bashkinë e Kukësit është mbyllur në të gjitha qendrat e votimeve në Kukës dhe ka nisur dorëzimi i materialeve.
Elbasani nis festën! Përfundon numërimi në 150 nga 224 qendra votimi, ndërsa Gledian Llatja është në avantazh ndaj rivalit të tij nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.
Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ka fituar me një diferencë të thellë votash Bashkinë e Vorës, deri më tani.
Rakip Suli kryeson në Kamëz me 60% të votave në qendrat e votimit ku është shpallur rezultati.
Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka falenderuar zgjedhësit që iu drejtuan kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, duke vlerësuar maturinë e tyre për të dhuruar një proces të qetë zgjedhor.
Teksa procesi i votimit është mbyllur në Bashkitë Përrenjas, Librazhd, Cërrik dhe Gramsh, rezulton se në proces kanë marrë pjesë mbi 40 %.
Prej disa minutash ka filluar festa në Kamëz, aty ku falë votimit elektronik rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet pas pak.
Pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit në të gjitha bashkitë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të deri tanishme, teksa shifrat ende po përditësohen.
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka falënderuar qytetarët që kanë dalë e të votojnë, pavarësisht presioneve të shumta – thotë ai – nga administrata, bandat e qeverisë dhe oligarkët.
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme, ku një 40-vjeçar ka mbetur viktimë si pasojë e përplasjes.
Është mbyllur procesi i votimit në të gjitha qendrat e Vorës ku pas pak pritet të shpallet rezultati nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas përfundimit të procesit të votimit ka reaguar presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili kërkon që të nisë përkushtimi për numërimin.
Ndërsa ka përfunduar procesi i votimit në 61 bashkitë e vendit, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një parashikim të rezultatit.
Në Kamëz simpatizantë të Partisë Socialiste kanë nisur festën pasi në dy qendra votimi ka dalë fitues kandidati Rakip Suli.
Mbyllet procesi i votimit në Peqin dhe në Belsh.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka kallëzuar penalisht deputetin Flamur Noka, pas përplasjes fizike në qendrën e votimit 2474 në njësinë administrative Shirgjan.
Pothuajse në të gjitha bashkitë ka përfunduar procesi i votimit dhe sipas shifrave nga KQZ numri i votuesve ka qenë 1.1 mln në rang vendi.
Bashkia e Vorës ka përfunduar zyrtarisht procesin e votimit i cili u bë në mënyrë elektronike.
Salvador Kacaj, mbështetës i Pashk Gjonit, kandidatit të koalicioni “Bashkë Fitojmë” është kërcënuar nga persona të armatosur.
Mbyllet procesi i votimit në Gjirokastër.
Mbyllet votimi në Lushnjë, në të 156 qendrat e votimit.
Tashmë është mbyllur procesi i votimit në Sarandë dhe Delvinë, ndërsa në Konispol pritet të bëhet pas disa minutash.
Mbyllet procesi i votimit në Bulqizë. Gazetari i Top Channel, Dëfrim Karaj raporton se së shpejti pritet dorëzimi i materialeve zgjedhore për numërim.
Dy vëllezër votuan sot për herë të parë të parë në Lushnjë, në gjimnazin “18 Tetori”.
Sekretari i Përgjithshëm i foltores Flamur Noka ka shkaktuar një incident në Shirgjan të Elbasanit.
Një i ri nga Maminasi është kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin e tij në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Zgjedhjet lokale në Kamzë këtë vit do të ishin elektronike, çfarë siguron një proces të rregullt zgjedhor por ndodhi ajo që pritej, shumica e moshës së tretë ka pasur vështirësi në adaptimin me pajisjet teknologjike.
Drejtoresha e Arsimit në bashkinë e Lushnjës ka shkruar me lista në dorë, duke intimiduar zgjedhësit në QV.
Deri më tani sipas Kzaz 26, për bashkinë e Vorës kanë votuar 12.224 qytetarë. Ndërkohë që vjet në zgjedhjet e pjesshme në total kanë votuar 12.490 qytetarë.
Një armëpushim ka hyrë mbrëmë në fuqi në zonat rreth Rripit të Gazës, pas pesë ditë sulmesh ajrore të Izraelit që kanë vrarë të paktën 33 palestinezë, dhe kundërpërgjigjeve me raketa nga militantët, që raportohet se kanë vrarë dy persona në jug të Izraelit.
Pjesëmarrje të lartë ka pasur në Luz të Vogël, njësia administrative e bashkisë Kavajë.
Një familje katër elefantësh është goditur për vdekje nga rryma elektrike teksa kalonin në një fushë në Indi.
Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.
Ministrja Bora Muzhaqi, në emër të Partisë Socialiste i ka bërë thirre të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë minutat e fundit dhe të paraqiten pranë qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e votës.
Në njësinë administrative në Zhabjak të bashkisë Rrogozhinë, kryetari i qendrës së votimit njoftoi policinë për shkak të njerëzve të grumbulluar në brendësi të ambienteve. Sipas kryetarit të QV njerëz që kishin votuar vijonin të qëndronin në perimetrin brenda 150 metrave. Procesi i votimit ka vijuar normalisht pas ardhjes se policisë.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve të Tiranës të votojnë masivisht deri në orën 19:00.
Kreu i KQZ-së tha se janë bërë 29 denoncime deri tani.
Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka dhënë një deklaratë për mediat, rreth 90 minuta par mbylljes së procesit të votimit, ku është shprehur se në qendrat e votimit ka prani të personave me rekorde kriminale.
Loreen, këngëtarja e njohur që siguroi fitoren e Suedisë në edicionin e 2012 të festivalit Eurovision me këngën “Euphoria”, është bërë gruaja e parë në histori që e fiton dy herë këtë event.
Zini Tollozhina, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pogradec, Zini Tollizhina ka votuar në një prej qendrave të votimit.
Një 77 vjeçare nga fshati Gegë i bashkisë Kuçovë nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim.
Kandidatja e Partisë Socialiste, Festime Mjeshti ka votuar sot në Bulqizë.
Gjatë një raportimi live nga gjimnazi Çajupi, gazetari Muhamed Veliu shprehet se pavarësisht shiut, njerëzit shkojnë votojnë dhe dalin.
Një zonjë në Tropojë ka rrezikuar jetën, që të ushtrojë të drejtën e votës.
Në Elbasan policia ka raportuar disa situata në qendra të ndryshme votimi.
Pashk Gjoni, kandidati koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Lezhë ka votuar pranë Pallatit të Kulturës.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Lushnjë, Eduart Sharka ka votuar në orën 10:00 më qendrën e votimit, në kopshtin numër 2 të Lushnjës.