Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Lushnjë, Eduart Sharka ka votuar në orën 10:00 më qendrën e votimit, në kopshtin numër 2 të Lushnjës.
Në fshatin Grabovë në Gramsh nuk votohet sërish.
Fëmijët në Japoni tashmë nuk janë të detyruar të mbajnë maska në shkollë, por përsëri 68% e tyre thonë se do të vazhdojnë t’i mbajnë, ndërsa vetëm 5% kanë pranuar t’i heqin.
Partia Socialiste ka dërguar një ankesë në KQZ, ku kërkohet marrja e masave ndaj Belind Këlliçit, pasi sipas tyre ky i fundit ka thye kodin zgjedhor duke bërë apel ditën e sotme me premtime elektorale.
Kandidati i PS për Kryetar Bashkie në Vlorë, Ermal Dredha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ani, ka votuar pranë qendrës së votimit në Universitetin “Ismail Qemali”, ku në fjalën e tij theksoi rëndësinë e votimit si një ushtrim i të drejtës në demokraci.
Një aksident ka ndodhur në Vranisht të Vlorës.
Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Xarrë të Sarandës, ndërsa bashkëshortja e tij po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi fotografuan fletën e votimit.
Në Qendrën e Votimit 1407 në Sallmone, ku votohet për bashikë e Shijakut, u ndërpre votimi pasi nuk po punon sistemi dhe operatorja nuk lejon vijimin manual të procesit pa marrë një konfirmim më parë.
Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashit.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Dibër, Ismail Uka, Çlirim Gjata dhe Ilir Krosi kryetar i foltores për Dibrën janë future si persona të paautorizuar në qendrat e votimit gjatë gjithë ditës.
Një situatë paksa tensionuese u raportua në Vorë.
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me videon e publikuar ku duket se tërheq me forcë qytetarët në një qendër votimi.
Erdit Hazizaj, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Roskovecin, ka reaguar pas raportimit se goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka qenë e pranishme ditën e sotme në Vlorë, ku ka vëzhguar procesin zgjedhor .
Kryetari i një prej qendrave të votimit në Maminas është një student matematike në Gjermani.
Kandidati socialist për bashkinë e Himarës, Jorgo Goro ka votuar në një prej qendrave të mohon deklaratat e Dules.
Vazhdon procesi i votimit edhe në burgun e Fierit.
Ministrja Bora Muzhaqi nga Partia Socialiste e Shqipërisë tha se KQZ duhet t’i kërkojë një ndjesë publike të gjithëve qytetarëve që u larguan për mos funksionimin e pajisjeve të identifikimit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për media, ku i ka bërë thirrje të gjithë votuesve të paraqiten pranë qendrave të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
Teksa KQZ-ja po akuzohet për dështim të funksionimit të sistemit elektronik, kreu Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të ecurisë së situatës në rang vendi.
Një përplasje ka ndodhur në Roskovec, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj ka goditur me grushta dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Një pjesë jo të vogël të votuesve ditën e sotme në zgjedhjet vendore, e përbëjnë edhe emigrantët që kanë ardhur nga jashtë për të votuar.
Lirohen nga Gjykata e Shkalles së Parë tre punonjësit e Bashkisë Shkodër Ergys Ivziku, drejtor i arsimit, Petrit Dyli teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj specialist i financës në Drejtorinë e Arsimit, pasi u kapën duke transportuar qese me ushqime.
Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë “Fitojmë”, Altin Kaziaj i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku të marrë masa të menjëhershme në lidhje me incidentet që po ndodhin më vend.
Deputeti Flamur Noka dhe kandidati Luçiano Boçi vazhdojnë të ushtrojnë presion brenda qendrave të votimit në kundërshtim me ligjin.
Ashtu siç pritej prej saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim nuk qëndroi indiferente në këtë ditë të rëndësishme, por ka reaguar për zgjedhjet lokale përmes përcjelljes së një mesazhi të qartë.
Incidentet dhe sherret nuk kanë qenë të pazakonta gjatë ditës së sotme teksa zhvillohen zgjedhjet vendore në vend.
Kandidatja socialiste për Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako, ka votuar sot në shkollën “Jan Kukuzeli”.
Kandidati Luçiano Boçi ka ushtruar presion ndaj votuesve dhe komisionerëve në qendrat e votimit, si dhe ndaj zgjedhësve në mjediset e qendrës së votimit Nr.2390/01 në Bradashesh.
Kreu i PPDNJ Vangjel Dule, ka denoncuar ndikimin në procesin zgjedhor nga familjarët e Goros që po presin jashtë qendrës së votimit.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Shkodër, Bardh Spahia ka votuar në një prej qendrave të votimit.
Ambasadorja e BE Christiane Hohmann ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimi elektronik në qytetin e Elbasanit.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur për të votuar paraditen e sotme së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Në Elbasan kanë votuar dy kandidatët për kryetar bashkie.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit.
Luiz Ejlli votoi sot në Shkodër, ndërsa ka shprehur mbështetjen për kandidatin socialist, Benet Beci.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shkollën “Gustav Mayer”.
Një votues në KZAZ Nr.20 në Fushë-Krujë është konfliktuar me një anëtar të komisionit.
Pjesëmarrja në votime, në zgjedhjet e ditës së sotme është e përgjysmuar krahasimisht me zgjedhjet parlamentare të 2021.
Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe fëmijët votuan në kopshtin numër 31 në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në zonën e ish-bllokut.
Në Kukës nuk është raportuar ende për incidente në procesin e votimit.
Kryeministri Edi Rama voton sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Në një shkollë afër Spitallës është ndërprerë votimi pas një incidenti në ambientet e jashtme. Ka pasur një sherr ndërmjet mbështetësve të dy forcave politike në korridor dhe sekretari që përfaqëson forcën “Bashkë Fitojmë” ka marrë vulën dhe është larguar çfarë ka bërë të ndërpritej votimi për 30 minuta. Në Komisariatin e Policisë Durrës është […]
Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. B., se dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë i kishin ofruar një vend pune për djalin e tij, në këmbim të votës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetaset D. A. dhe R. F., si dhe kanë vënë në dijeni […]
Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar Bashkie Benet Beci, ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme në Shkodër.
Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka votuar në qendrën e votimit pranë shkollës së mesme Ekonomike në Njësinë nr.2 në Tiranë.
Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, ka dhënë deklaratë për mediat pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku u godit nga simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Turqit po votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e tyre moderne, për të vendosur nëse Rexhep Tajip Erdogan do të mbetet president pas 20 vjetësh në pushtet.
Nisin hetime për kandidatin për kryetar bashkie nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në Kuçovë, pasi akuzohet se ka fyer me fjalë katër punonjës të një firme ndërtimi.
Teksa votimi elektronik shkaktoi “kaos” në zgjedhjet e sotme në të gjithë vendit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhbllokuar problematikën duke urdhëruar regjistrimin manual në të gjitha qendrat e votimit që hasen probleme.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PS Eridian Salianji i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes PEi.
Ndryshe nga bashkia e Lezhës ku në disa Qv procesi ka nisur të paktën një orë vonesë dhe që prej orëve të para ka pasur pjesëmarrje, në bashkinë Rrëshen procesi ka nisur normalisht dhe pa vonesa por deri më tani pjesëmarrja duket e ulët.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani ka dhënë deklaratë për media pas konfliktit të shënuar në mesnatën e djeshme pranë fshatit Qinam, ku u godit kryebashkiaku Erion Isai.
Procesi i votimit elektronik në Elbasan ka qenë i vështirë për të moshuarit, të cilët janë ndihmuar nga familjarët.
Kryebashkiakja e Lushnjës, kandidate e Partisë Socialiste për një mandat tjetër në krye të bashkisë, ka votuar në orën 09:00 në qendrën e votimit në shkollën Fier Shegan, së bashku me bashkëshortin e saj.
Në Bashkinë Dimal, vijon të ketë probleme me pajisjet elektronike të identifikimit.
Në Delvinë në KZAZ 89 ka nisur procesi i votimit normalisht.
Ka përfunduar procesin e votimit në KZAZ nr 33 presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Përveç problemeve me pajisjet elektronike, në qytetin e Kukësit problematikë në procesin e votimit është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike.
Në Shijak procesi i votimit ka nisur me vonesë në një pjesë të Qendrave të Votimit.
Një i moshuar ka marrë pjesë në procesin e votimit në Fier.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi, është paraqitur për të votuar në qendrën e votimit në Shkollën “Dora d’Istria”.
Policia ka reaguar për ngjarjen gjatë mbrëmjes së djeshme ku është goditur me grusht Erion Isai, kandidati i Partisë Socialiste në Kolonjë.
Pjesëmarrja deri në orën 8.00 është 1.29 %
Edhe në Gjirokastër ka probleme në mbi 20 qendra me pajisjen.
Policia e Shtetit ka reaguar në një deklaratë në orët e para të procesit të votimit ku ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë problem me ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, procesin e dorëzimit në QV dhe gjithashtu asnjë problem në ruajtjen e qendrave të votimit.
23 milionë dollarë janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për të realizuar procesin elektronik të votimit.
Në Spitallë të Durrësit, sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, asnjë qendër votimi nuk filluar procesin.
Ka nisur me problematika të shumta procesi i votimit në vend, ndërsa në disa nga pikat e votimit të njësisë numër 5 në Tiranë është pezulluar procesi.
Në qendrën e votimit 2273 në Peqin ka nisur procesi normalisht.
Ka kaluar një orë nga nisja e votimit dhe ende asnjë zgjidhje në qendrën e votimit.
Procesi i votimit ka nisur me vonesë në shumë bashki të vendit për shkak të problemeve me pajisjen e votimit.
Procesi i votimit në qarkun e Dibrës ka nisur me probleme.
Në qytetin e Elbasanit, qytetarët kanë hedhur votat e para.
Damian Gjiknuri, drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, në një video mesazh kushtuar 14 majit, ditës së zgjedhjeve bëri thirrje qytetarëve të qarkut Elbasan që të votojnë masivisht, të jenë votime të qeta dhe që palët kundërshtare të pranojnë rezultatin.
Problemet me pajisjet elektronike të identifikimit janë bërë shkak i vonesave në pjesën më të madhe të qendrave të votimit në të gjithë vendin.
Vonesa edhe në qendrën 35171 në Kuçovë, vëzhguesit kanë shkuar me vonesë dhe nuk mund të hapeshin materialet zgjedhore.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, të cilin e kanë akuzuar se po shpërndante para në këmbim të votës.
Në 2 qendrat e votimit në Qendrën e Kulturës në Lushnjë, kanë mbërritur votuesit e parë
Suedezja Loreen ka fituar për herë të dytë në Eurovision Song Contest, me këngën e saj pop Tattoo.
Tri pajisje në qendrën e votimit të shkollës “Dëshmoret e Lirisë”, ku pritet të votojë kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi nuk funksionojnë.
Erion Isai kandidati i Partisë Socialiste në Kolonjë, është goditur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam.
Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 5-0 ndaj Ajaccio në takimin e raundit të 35-të të Ligue 1 dhe afrohet gjithmonë e më shumë me titullin kampion të sezonit 2022-2023, më saktë është vetëm tri pikë larg festës së trofeut.
Bedri Murati u arrestua në flagrancë me precedent te theksuar kriminal, i cili shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Post “Big Brother VIP 2” përballi banorët e programit më të ndjekur në Shqipëri, ku nuk munguan as debatet midis tyre.
Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në një plantacion marijuhane në Spanjë.
Bledi dhe Olta janë përfshirë në një debat të ashpër në Post Big Brother VIP.
Albina dhe Familja Kelmendi performuan në Liverpool në Finalen e Eurovision Song Contest 2023.
Aktori i njohur amerikan Keanu Reeves ka shpenzuar disa orë ulur e duke biseduar me një të pastrehë në SHBA, që donte të shkëmbente dy fjalë me dikë.
Në sfidën e kësaj të shtune ndaj Luzern, të cilën Grasshoppers e fitoi me rezultatin 2-0, mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashi arrin shifrën e 200 ndeshje me klubin e “karkalecave”.
Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Atalanta pësoi një disfatë me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Salernitanës teksa bergamaskët morën një goditje të rëndë në ambiciet e tyre për vendin e katërt në kampionat, që i garanton pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Këto fara të vogla por të fuqishme vijnë nga bima Salvia Hispanica, dhe përmbajnë një sërë vlerash ushqyese dhe përfitimesh shëndetësore.
Në Shqipëri, që prej mesnatës së mbrëmshme ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër qytetarët do të mund të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 61 Bashkive të vendit.
Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në planet e Presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e shtatë vendeve më të zhvilluara në Japoni dhe samitit 4 palësh në Australi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan.
Teksa vetëm pak orë më pas do të nisë zyrtarisht procesi i zgjedhjeve vendore, janë drejt përfundimit përgatitjet e fundit.