“O palaço, s’të vjen turp”/ Disa të rinj i dalin përpara Avokatit të Popullit teksa ishte në kafe, reagon Endri Shabani: E kam pasur shok gjimnazi, erdhi… 01/11 23:48
Një i moshuar ka marrë pjesë në procesin e votimit në Fier.
Ai ka arritur me mjetin që e ndihmon të lëvizë deri tek qendra e votimit dhe më pas ka zbritur duke u mbajtur në një bastun.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo se çfarë mendon për infrastrukturën e zgjedhjeve, ai shprehet i kënaqur.
Kristi Gongu: Si kaloni, mendoni se e keni të vështirë të votoni me kushtet, infrastrukturën e zgjedhjeve?
I moshuari: Po bereqaves!
Disa minuta më herët kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shkuar hedhur votën e tij.

Top Channel