Panik për Emmanuel Macron, shpërthime të vazhdueshme dëgjohen në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha; vajza, Argita Berisha; dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi; djali i tij Shkëlzen Berisha dhe bashkështortja e tij Armina Mevlani.
Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore.
Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime.
Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.
Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh.
Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre.
Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.
Top Channel