Familja e katër elefantëve vriten nga rryma elektrike në fushën në Indi (fotot)

14/05/2023 18:00

Një familje katër elefantësh është goditur për vdekje nga rryma elektrike teksa kalonin në një fushë në Indi.

Tragjedia ndodhi në rajonin Andhra Pradesh, në jug të Indisë, kur kafshët ranë në kontakt me tensionin e lartë të një transformatori të vendosur në fushë.

Banorët vendas gjetën trupat e pajetë të dy femrave, një mashkulli dhe një këlyshi, pranë transformatorit 11,000-vat çka sugjeronte se ato kishin vdekur menjëherë.

Zyrtari i mbrojtjes pyjore Srikanthanatha Reddy konfirmonte se shkaku i vdekjes ishte kontakti me rrymën elektrike.

Banorë të fshatit Katragadda inspektonin të shokuar skenën e ngjarjes që nuk kishte ndodhur më parë në Indi, teksa autoritetet thanë se do të merren masa që tragjedia të mos përsëritet.

FOTO GALERI
1/5
Pamjet shokuese tronditen vendasit

Top Channel