​Lajçak në Kosovë, takohet me Kurtin/ Liberalizimi i vizave diskutohet sot në Këshillin Evropian

13/10/2022 09:18

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Takimi pritet të zhvillohet në ora 9:30.

Lajçak herën e fundit në Kosovë ka qenë më 15 shtator.

Kujtojmë se dy ditë më parë kreu i ekzekutivit ka biseduar për dialogun edhe me sekretarin amerikan, Antony Blinken. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të ndodhë.

Ndërkohë, liberalizimi i vizave do të jetë sot në rend dite në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian.

Top Channel