Porgres raporti i Komisionit Europian mbërriti zyrtarisht edhe në Kryeministri. Shqetësimi i Brukselit për dy nismat e qeverisë pasaportat e arta dhe amnistia fiskale u lexuan nga Qeveria si parashikime hipotetetike dhe jo rreziqe reale.

“Sa i përket amnistisë fiskale duhet të keni parasysh se është një vlerësim hipotetik. Pra mund të vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave. Amnistia fiskale ka kaluar si rrallë herë më parë një proces të rëndësishëm procesin e konsultimit kombëtar ju kanë marrë pjese 500 mijë qytetarëve shqiptar”, tha Balluku.

Por për ambasadoren e Bashkimit Europian raporti është i qartë.

“Mendimi i Komisionit është që miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE dhe Manival mund të vërë në rrezik ecurinë në këtë fushë dhe fushën e pastrimit të parave”, deklaroi Ambasadorja. 

Aminsitia fiskale nuk është e vetmja nisme që kundërshtohet. Brukseli  ka dhënë alarmin edhe për dhënien e nënshtetësisë për investitorët e huaj. Por, qeveria ka vendosur të mos tërhiqet nga pasaportat e arta,  por të korrigjoje draftin për të reflektuar shqetësimet e partnerëve. 

“Bashkimi Europian respekton sovranitetin e cilido shtet pëer të vendosur çfarë skemash do ketë për dhënien e nënshtetësisë por në të njëjtën kohë duke patur kontekstin ku jetojmë dhe agresionin rus kundër ukrainës kjo lloj skeme do vinte në pas disa rreziqe që janë shprehur qartë në raport. Komisioni Europian është i qartë dhe secili shtet duhet të vendosë vetë si do ecë përpara lidhur me këtë çështje”, u shpreh ambasadorja.

“Sa i përket golden pasport ështeë shqetësim hipotetik pasi skema për dhënien e shtetësisë për investitorët nuk është finalizuar, është draft dhe duke pasur parasysh shqetësimet do lexojmë me vëmendjen gjetjet dhe padyshim do vijojnë konsultat me partnerët për të adresuar ato që duhen adresuar“, tha Balluku.

Diplomatja e BE  paralajmëroi se Shqipëria do të jetë në monitorim të imtësishëm dhe për këtë i kërkoi qeverisë bashkëpunim me të gjithë aktorët politik.

Top Channel