Moderatorja Armina Mevlani ka treguar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, detaje nga jeta familjare kur ishte adoleshente, ku tha se e ëma ka punuar tre punë në ditë, e megjithëse nuk e shikonte shumë, e ka edukuar atë shumë mirë.

Armina u shpreh se edhe vetë që në moshën 14-vjeçare ka punuar dhe megjithëse ka qenë fëmijë i vetëm nuk është llastuar por është mësuar me disiplinën e punës.

Armina Mevlani: Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari.

Top Channel