Akuza e rëndë/ PSG si Barcelona e Bartomeut, ushtri profilesh të rreme për të sulmuar futbollistët

12/10/2022 20:45

PSG mund të shpërthejë një çështje e ngjashme me atë të “BarçaGate”.

“Mediapart” raporton se klubi francez ka pajtuar një agjenci të jashtme për të krijuar një “ushtri” llogarish false në Twitter, për të kryer fushata shpifjesh kundër disa medieve, klubeve dhe futbollistëve. Mes “viktima” ka qenë edhe Mbappé, sidomos kur francezi filloi të flirtonte me Realin e Madridit në vitin 2019.

“Mediapart” zbulon gjithashtu strategjinë e supozuar dixhitale që PSG përdori për të diskredituar shumë personazhe apo subjekte vitet e fundit:

“Tifozët parisienë ju duan shumë, ju e dini. E morët mesazhin sonte. Nëse mund të bëni më shumë presion në fushën e lojës…”, mund të lexohej nga një llogari e quajtur Paname Squad (në lidhje me Kylian Mbappenë), një nga ata që dyshohet se janë pjesë e këtij universi artificial të krijuar nga klubi.

PSG, megjithatë, i mohon faktet: “Ne kurrë nuk kemi punësuar një agjenci për të dëmtuar njerëzit apo institucionet. Klubi punon për të promovuar dhe festuar punën e shkëlqyer të njerëzve të PSG-së, skuadrës dhe partnerëve të tij”, thuhet në deklaratën e tij të shkurtër të PSG-së pas akuzave të “Mediapart”./ Super Sport

Top Channel