Ancelotti në shënjestër pas humbjes me Japoninë, Romario i drejtohet presidentit të Federatës: Largoje menjëherë
Portugalia i dedikon një homazh Cristiano Ronaldos. Ylli luzitan pasi shkroi historinë me kombëtaren e vendit të tij, i tha lamtumirën asaj.
Në sfidën e kësaj të shtune, skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus zbriti për herë të parë në sfidën e shtëpisë pa kapitenin e saj për përballjen me Danimarkën.
Që përpara kësaj ndeshjeje u kuptua se nuk do të ishte një sfidë si të tjerat. Ndërsa në rrjetet sociale u publikua video e ndryshimit të dizajnit të numrit 7, në fushën e lojës të gjithë futbollistët hynë në fushë të gjithë me fanellën me numrin 7 ‘të vjetër’
Më pas homazhi vijoi në tribunat e Estádio Municipal të Bragës; përpara fillimit të ndeshjes tifozët shpalosën një banderolë gjigante ku lexohej: ‘Faleminderit kapiten!’. Por jo vetëm kaq, në minutën e 7 të sfidës, i gjithë publiku u çua në këmbë dhe filloi të duartrokasë. Një ovacion që me siguri e ka emocionuar yllin e futbollit nga Madeira.
𝗢𝗯𝗿𝗶𝗴𝗮𝗱𝗼, 𝗖𝗮𝗽𝗶𝟳𝗮̃𝗼. ©️🐐 https://t.co/4WehpXAmqZ
— Portugal (@selecaoportugal) November 14, 2026
Top Channel