Zbardhet plagosja në Vlorë/ Policia në kërkim të autorit, një 30 vjecar u arrestua pasi theu masën e arrestit dhe nuk tregoi për krimin

13/10/2022 10:45

Një konflikt i castit është shkak I plagosjes së 19-vjecarit Sebastjan Jalli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Burime zyrtare të policisë thanë se në kërkim është shpallur autori i dyshuar i ngjarjes, Dejvi Torraj ndërsa në pranga ra dhe një 30-vjeçar, i pranishëm në konflikt, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk kallëzoi për plagosjen.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të DVP Vlorë, pas veprimeve të para hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Llakatund, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi S. I., falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit:

– Dejvi Torraj, 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

20-vjecari dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri, shtetasin Sebastjan Jalli, 19 vjeç, banues në Fier, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këtij konflikti, së bashku me 19-vjeçarin, kanë qenë të pranishëm dhe 2 shtetas të tjerë, Klaudio Misiri dhe Pavllo Kazanxhi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klaudio Misiri, 30 vjeç, banues në fshatin Llaktund, Vlorë, pasi ka thyer masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit P. K., 40 vjeç dhe S. J., 19 vjeç (i dëmtuari), pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes.

Top Channel