Tentoi të vidhte kabllot e rrjetit të energjisë  elektrike, kapet 28-vjeçari në Elbasan

13/10/2022 15:18

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan pasi dëmtoi kabllot e rrjetit të furnizimit me energji elektrike të një rruge në qytet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në  flagrancë B. S., 28 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë kabllot e ndriçimit elektrik të një rruge në lagjen “Skënderbej”.

Atij iu sekuestruan 28-vjeçarit, një sëpatë, 2 thika dhe një kaçavidë.

Materialet i  kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Top Channel