Gruaja akuzon fqinjin se i ka ngacmuar djalin me aftësi ndryshe, nis hetimi për 40-vjeçarin në Korçë

13/10/2022 15:48
Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Korçës referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Korçës për një 40-vjeçar.

Kjo erdhi pasi, gruaja  A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë të Korçës  pretendon se katër muaj më parë, shtetasi D. M. i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.

Nëna e djalit ka pasur konflikt me 40- vjeçarin, me të cilin janë fqinj, për vijën e ujit disa muaj më parë. Konflikti është zgjidhur nga njësia administrative.

Gruaja ka bërë kallëzim ndaj komshiut duke pretenduar se ka parë 40-vjeçarin duke prekur para shtëpisë djalin e saj me aftësi ndryshe.

Policia ka referuar materialet në prokurori, por 40 vjeçari nuk është proceduar për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale, të cilat pritet t’i vlerësojë më tej prokuroria.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit”, sipas policisë.

 

Top Channel