Fjalimi i Ramës në KiE/ Kurti “shpërfillës”: Nuk e dëgjova, kam agjendë të ngjeshur!

13/10/2022 12:38

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Europës ishte kryefjala e medieve në Shqipëri e Kosovë mbrëmjen e së mërkurës.

Por ai duket nuk e ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e shefit të ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti. I pyetur nga gazetarët se çfarë komenti kishte për fjalën e Ramës, Kurti tha vetëm se nuk kishte pasur mundësi ta dëgjonte, për shkak të agjendës së ngjeshur.

Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramnës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të përditësohem”, u shpreh ai.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e një Gjykate të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që ka vënë nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik të Prishtinës. Kryeministri shqiptar iu drejtua Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. me kërkesën që të rrëzohen akuzat ndaj Kosovës e të pranohet kërkesa e  Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt.

Shpëtoni integritetin tuaj”, u tha ai të pranishmëve, ndërsa nënvizoi se besimi te ndërkombëtarët është thyer. Një lajm i rremë u bë raport, më pas rezolutë. U minua besimi dhe drejtësia. Dështim monumental i këtij institucioni. Nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, por për të kërkuar të riktheni besimin e humbur”, tha ai.

Top Channel