“Do të ta nxij jetën në rrjete sociale”/ Vëllai i autorit të ngjarjes zbulon shkakun që çoi deri në tragjedi: E ka kaluar vajzën në depresion

13/10/2022 13:28

Vëllai i autorit të tragjedisë në Klos gjatë një interviste të dhënë për “Shqipëria Live” ka treguar për arsyen që çoi deri në vrasjen e dy personave.

Fatbardh Mjeshtri deklaroi se vajza ishte kërcënuar me foto të cilat djemtë i kishin shkarkuar nga rrjetet sociale.

Për shkak të kërcënimeve, sipas Fatbardh Mjeshtrit, mbesa e tij ka kaluar në gjendje depresive dhe e kanë dërguar në spital dy herë.

“E ka ngacmuar dhe dhunuar vajzën, e ka kërcënuar duke e kaluar në depresion. I ka marrë adresën dhe i ka shkarkuar fotot. I ka thënë do të ta nxij jetën në rrjete sociale. Vajzën e kemi çuar në spital dy herë”, deklaroi vëllai autorit.

17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më pas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.

Autori kishte marrë me vete në takim vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri, polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira dhe shoku Renato Hasula dhe babi i tij, Eglant Hasula.

Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.

Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.

Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.

Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij, të cilët u lanë të lirë sot, pasi thanë se nuk kishin dijeni për armën e autorit.

 

Top Channel