Kënga e zgjedhur gjatë prezantimit te Spali, De Rossi nuk e harron Romën

12/10/2022 20:10

Daniele De Rossi është emëruar trajneri i ri i Spalit.

Siç është bërë traditë në dhomat e zhveshjes, afrimet e reja prezantohen duke kënduar një këngë, rregull që vlen edhe për trajnerët.

39-vjeçari ka zgjedhur të këndojë të famshmen “Tanto pe’ canta”, një këngë romane që këndohet edhe nga ultrasit e Romës, klubit të zemrës së De Rossit.

Moment që ka krijuar ilaritet te lojtarët e Spalit, një pjesë e të cilëve i janë bashkuar trajnerit të tyre në këndimin e “Tanto pe’ canta”.

/ Super Sport

Top Channel