Kampionati i peshëngritjes në Durrës/ Shqipëria synon medalje për U20 dhe U23

12/10/2022 20:03

Nga data 15 tetor deri më 25 dot ë zhvillohet kampionati europian i peshëngritjes U20 dhe U23 në qytetin e Durrësit në Pallatin e Sportit Ramazan Jala, në të cilin po zhvillohen punimet për transformimin e tij dhe bërjen gati për pasditen e datës 15 kur do të zhvillohet edhe ceremonia hapëse e këtij europiani.

Rreth 800 sportistë nga e gjithë europa do të jenë prezendt në Shqipëri për këtë kampionat ku synohet të dalin edhe elementët e rinj pasardhës të Briken Caljers apo Erkand Qerimaj, të cilët mbeten të shkëputur sa i përket brezave pasardhës sa i përket medaljeve dhe jo vetëm.

“Synimi ynë në këtë kampionat është theyrja e rekordeve kombëtare dhe arritjen e medaljeve për këtë aktivitet nga të gjithë elementët të cilët prej mëse një muaji janë të grumbulluar nën trajnimin e trajnerit Leonard Toska“, tha Elez Gjoza, President i FSHP.

“Prej më se një muaji jemi të grumbulluar dhe përgatitjet po shkojnë shumë mirë, sigurisht që ekmi synime të marrim disa medalje me sportistin kryesorë që është Ertjan Kofsha por edhe element të tjerë”, tha Leonard Toska, trajner peshngritje.

“Mund të themi se kemi element shumë të mirë edhe në kampin e femrave ku këtë herë ndryshe nga europiani i shkuar do të kemi 5 femra dhe jo më 3, njëra prej tyre garon për moshën U20 dhe 4 të tjera në U23“, tha Bashkim Nikolla, trajner peshngritje.

Ndërkohë që mes Federatës Sqiptare të Peshngritjes dhe asaj greke, apo mes Elez Gjozës dhe Pirro Dhimë është gjetur edhe bashkëpunimi pas më shumë se dy muajsh akuzash e kundërakuzash.

“Jam takuar me Pirro Dhimën që është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Greke dhe kemi zhvilluar një bisedë shumë konstruktive. Gjithçka është sheshuar ekipi grek do të jetë në Shqipëri me 18 persona.  Ne asnjëherë nuk kemi akuzuar por thjesht kemi dyshuar e si rrjedhojë s’kemi asgjë më me njëri tjetrin, por duke paSur parasysh temperamentet pak gjaknxehta si sportistë si unë dhe Pirro e tejkaluam pak, por tashmë gjithcka është zgjidhur”, tha Gjoza.

Top Channel