E enjte, 16 Qershor 2022
21:24
“Burg kush nxjerr sekretin”/ Anila Hoxha: Është përgjegjësia e SPAK! Prokurorët vizituan Dumanin në spital…

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha thotë se është përgjegjësia e SPAK nëse nxirren sekretet hetimore dhe jo e gazetarëve të cilët e publikojnë atë në interes të publikut.

21:17
“Topçinjtë’ e Londrës, shumë pranë zyrtarizimit të 22-vjeçarit portugez

Arsenali, shumë pranë finalizimit surprizë të firmës me “yllin” e Portos, Fabio Viera. “Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje të papritur me klubin portugez për të nënshkruar me mesfushorin.

21:16
S’e lënë të qetë as në botën e përtejme, legjendës i vjedhin bizhuteritë dhe orët

Nuk ka paqe për Diego Armando Maradonën as në botën e përtejme. Pavarësisht se ka ndërruar jetë më shumë se një vit më parë, në fakt, “El Diez” përbën sërish lajm.

21:07
2 veteranë amerikanë nga Alabama figurojnë të zhdukur në Ukrainë

Dy veteranë amerikanë të luftës nga shteti i Alabamës, të cilët ishin në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë, nuk kanë kontaktuar me të afërmit e tyre prej disa ditësh dhe janë zhdukur, thanë të mërkurën ndihmës të ligjvenësve të këtij shteti.

21:00
Finalja e Conference League/ Kreu i futbollit holandez letër Dukës: Organizim mbresëlënës, super mikpritje për tifozët e Feyenoordit!

Jehona e organizimit të finales së parë historike të UEFA Conference League në Tiranë, Roma-Feyenoord, vazhdon edhe disa javë pas atij eventi historik ndërkombëtar që u zhvillua në vendin tonë.

20:48
Përplasja fatale detare në Suedi sjell dënimin e përgjegjësit britanik (fotot)

Në imazhe shihen skenat e një përplasjeje fatale mes 2 anijeve daneze e britanike pranë brigjeve të Suedisë në fund të vitit të shkuar.

20:40
Ngordhin 4.200 rosa, 5 punëtorë përfundojnë në spital! Shërbimi veterinar nuk karantinoi zonën, i groposi në rezervuar

Një fermë shpendësh është shuar e gjitha për pak ditë, 4.270 rosa kanë ngordhur për 1 javë rresht edhe pse sipas fermerit ai ka lajmëruar instancat shtetërore që në fillim.

20:34
Rrënoja misterioze e anijes 1,300-vjeçare mrekullon studiuesit në Bordo (fotot)

Arkeologët në qytetin francez të Bordeaux po përpiqen të kuptojnë misteret e një rrënoje të pabesueshme mesjetare të gjetur në një degë të lumit Garon.

20:30
Tentoi të depërtonte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kapet një spiun rus në Holandë

Shërbimi i inteligjencës holandeze arriti të zbulonte një agjent ushtarak rus që u përpoq të përdorë një identitet të rremë për të depërtuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) e cila po heton akuzat për krime lufte në Ukrainë.

20:20
“6 vite burg kush nxjerr sekretin”/ SPAK sqaron urdhrin: I referohemi vetëm një gazetari!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sqaruar urdhrin e ndalimit të publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, ku pretendon se i referohet vetëm një gazetari.

20:19
A mbron kafeja shëndetin e trurit/ Mësoni gjithçka duhet të dini

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.

20:17
“Fajin e ka qeveria e Kosovës”, kryetari i bashkisë së Prishtinës shpjegon pse u largua “Sunny Hill”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama  ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

20:00
Rivalë dhe aleatë! Në lojërat në Algjeri, Briken Çalja do të shkojë si trajner i Erkand Qerimajt

Shqipëria po përgatitet për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Algjeri, por përfaqësueses kuqezi do t’i mungojë kampioni i botës në peshëngritje Briken Çalja i dëmtuar në kampionatin e fundit europian ku doli edhe pa rezultat.

19:59
Video/ Digjet makina në autostradën Tiranë-Durrës, dëmtohet drejtuesi i mjetit

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në autostradën Tiranë-Durrës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me iniciale B. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

19:57
Gjykatat janë bllokuar/ Dita e tretë e grevës së avokatëve kundër mbylljes së gjykatave

Në ditën e tretë të grevës kombëtare nuk ka ende një reflektim.

19:57
Shkrumbohet nga flakët banesa në Elbasan, shkak shkëndija elektrike

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në një banesë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

19:55
Dyndje në urgjencë! 300 raste në ditë, mjekët nuk po i përballojnë dot

Fluks pacientesh në urgjencën polivalente në qendrën spitalore universitare në Tiranë.

19:55
Protesta e veteranëve të UÇK/ Kundër miratimit të ligjit për pagën minimale

Edhe një herë veteranët e luftës u mblodhën para Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë për të kërkuar që pensionet e tyre të përfshihen në ligjin për rritjen e pagës minimale.

19:49
Kroacia hap sezonin por duhet të marrë punonjës turizmi nga jashtë (fotot)

Turistët po vërshojnë drejt Kroacisë për sezonin e ri turistik por vendi i Adriatikut thotë se nuk ka punonjës të mjaftueshëm turizmi për vizitorët e saj.

19:48
Braçe: Blini grurë kuqezi! Pas kronikës në Top Channel, reagon deputeti: Grosistët e marrin më shtrenjtë në Serbi dhe Rusi

Bujqësia është pjesë e sigurisë kombëtare. Kështu u shpreh deputeti i PS-së, Erion Brace në parlament. 

19:46
Opozita, bashkim në Baku?/ Meta dhe Berisha në të njëjtën kohë në Azerbajxhan

Vizita e parë zyrtare e Sali Berishës jashtë Shqipërisë pas zgjedhjeve qe organizoi për tu shpallur kryetar ishte në lindje të kontinentit europian dhe ne kufi me Rusinë. Por, udhëtimi i tij në Baku, nuk ishte as i pari dhe nuk ishte as lajmi i vërtetë. 

19:45
Numri ka ardhur gjithmonë në rritje/ Publikohet bilanci i frikshëm i refugjatëve të larguar në të gjithë botën

Raporti i Trendeve Globale të UNHCR-së ka publikuar shifrën rekord të largimeve të njerëzve nga shtëpitë e tyre, ku raportohet për më shumë se 100 milionë.

19:41
Shtohen taksat për të vetëpunësuarit! Nga 1 janari, profesionistët e lirë do taksohen në mënyrë progresive

Të gjithë vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale nga 1 janari 2023 do të tatohen në mënyrë progresive.

19:33
SPAK blindon dëshminë e Dumanit/ Paralajmërim gazetarëve: 6 vite burg kush nxjerr sekretin!

SPAK urdhëroi ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt duke kërcënuar me burgosje gazetarët.

19:23
Lëvizja Vetëvendosje fajëson komunën e Prishtinës për dështimin e organizimit të “Sunny Hill”

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë e kanë hedhur fajin karshi qeverisjes komunale për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

19:19
Lulja e Blirit, arma e fortë kundër ankthit

Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit. Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Rritet në pyje, shkurre dhe sidomos në zonat e dushkut dhe të ahut.

19:18
Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës rezulton i rremë, rikthehen fluturimet

Një kërcenim me bombë ka alarmuar këtë pasdite aeroportin e Prishtinës.

19:13
I hakerojnë llogarinë, sulmuesi i Barcelonës sqaron fansat

Ousmane Dembélé është ende me pushime në pritje për të vendosur të ardhmen e tij. Sulmuesi francez nuk i është përgjigjur ofertës së Barcelonës për rinovimin, megjithatë e theu heshtjen të enjten për të denoncuar se disa “hacker” i vodhën llogarinë në Twitter.

19:03
16 kolegët u arrestuan, gazetarët në Turqi dalin në protestë

Disa gazetarë turq u mblodhën për të protestuar në Dijarbakir në solidaritet me 16 kolegët e tyre që u arrestuan nga një gjykatë turke, duke thënë se kjo është një përpjekje për ti mbyllur gojën “medias së lirë”.

18:49
Zjarret masive “përpijnë” pyjet në Spanjë/ Shkrumbohen mijëra hektarë tokë

Situata mbetet kritike në Spanjë, ku prej disa ditësh janë aktivizuar vatra të mëdha zjarresh. Më e prekur është pjesa lindore me mijëra hektarë pishash dhe shkurresh të djegura.

18:47
“Kemi nevojë për armë të fuqishme”/ Zelensky: Ukraina, e gatshme të punojë për t’u bashkuar me BE-në

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte gjatë takimit me liderët e BE se pushtimi i Rusisë ka për qëllim të thyejë të gjithë Evropën përmes Ukrainës.

18:42
‘Kanë nevojë fëmijët për 10 vaksina?’/ Senatori republikan përplaset me Fauci për vaksinat e fëmijëve dhe transparencën financiare (fotot)

Senatori republikan Rand Paul ka debatuar përsëri me doktorin e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci teksa e pyeste se përse fëmijët sipas tij duhet të marrin 10 doza përforcuese kundër COVID-19.

18:34
Divorci sjell pasoja te veterani i Barcelonës, Shakira rrit popullaritetin

Bie ndjeshëm popullariteti i Gerard Piquésë, futbollistit të Barcelonës. 35-vjeçari ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram ditët e fundit. Konkretisht, profili I tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë, ndërsa kompozitorja latino-amerikane, Shakira, ka fituar rreth 300 mijë përdorues të rrjeteve në ditë.

18:32
“Piqet” Spanja! Inxehti përvëlues sjell zjarre masive

Prej 6 ditësh Spanja mbetet nën kontrollin e një valë të jashtëzakonshme të nxehti me temperatura që kanë arritur deri në 43 gradë Celsius.

18:25
Projektligjet për komunitetin LGBTQ/ Qershori, Muaji i Krenarisë në SHBA

Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që synon të luftojë projektligjet e debatueshme për komunitetin LGBTQI+ që janë paraqitur në legjislaturat shtetërore republikane në mbarë vendin.

18:22
“Krenar që do vazhdoj të mbroj ngjyrat bardhezi”/ Juventusi rinovon me të preferuarin e Allegrit

Klubi i Juventusit ka rinovuar kontratën me Mattia De Sciglion deri në verën e vitit 2025. “Historia vazhdon, De Sciglio dhe Juventusi do të jenë bashkë edhe tri vite të tjera”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhezinjve nga Torino.

18:17
Nuk ka vetëm stërvitje intensive dhe ndeshje/ Cristiano Ronaldo nis pushimet luksoze së bashku me familjen e tij (Foto)

Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet së bashku me partneren e tij Georgina Rodirigues dhe fëmijët në Majorka të Spanjës.

18:12
Rritja rekord e shkallës së interesit nga FDA, pasojë e kërkesave të larta për mallra e shërbime pas pandemisë

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e njohur ndryshe si Rezerva Federale, njoftoi të mërkurën një rritje masive të shkallës së interesit në përpjekje për të luftuar rritjen e lartë të inflacionit.

18:09
SHBA i kërkon Izraelit të shmangë dhunën kundër palestinezëve para vizitës së presidentit Biden (fotot)

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për çështjet e Lindjes së Mesme, Barbara Leaf, u kërkoi zyrtarëve izraelitë të ndërpresin operacionet ushtarake kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë prishjen e shtëpive dhe dëbimet

17:59
Vrasja e Elenës, pse e ëma e varrosi gjysmë të zhveshur? Arma nuk gjendet, policia në kërkim të…

Vrasja e vogëlushes Elena Del Pozzo në Mascalucia  të Italisë ende nuk është zbardhur, megjithëse prokurorët janë fokusuar në disa pika hetimi.

17:44
Zyrtare/ Ardit Krymi gati për aventurën bjelloruse, firmos me klubin e ri

Shakhtyor Soligorsk ka prezantuar ditën e sotme Ardit Krymin si lojtarin më të ri të skuadrës. Lojtari shkodran luan si mesfushor përpara mbrojtjes.

17:42
Kryebashkiaku kolumbian i quajtur ‘Hitler’ mund të bëhet presidenti i ardhshëm i vendit (fotot)

Një kandidat që përdor rrjetin TikTok, denoncon elitat dhe lavdëron Hitlerin duket se është në pozita të barbarta me rivalin e tij të majtë elektoral në presidencialet e Kolumbise te dielen.

17:38
Babai denoncoi humbjen e tij, gjendet i mbytur në rezervuar 26-vjeçari

Një 26-vjeçar që u denoncua i zhdukur nga i ati, është gjetur pa jetë këtë pasdite në Maliq.

17:37
“Jam ndierë e nënvlerësuar…”/Jennifer Lopez i rikthehet historisë së dashurisë me Marc Anthony

Kanë kaluar 8 vjet që kur ylli i pop-it Jennifer Lopez u divorcua nga Marc Anthony. Ata qëndruan bashkë për një dekadë.

17:31
Liderët europianë takojnë Zelenskyn në Kiev: Ukraina mund të marrë statusin e menjëhershëm të vendit kandidat për në BE

Unioni mbështet Ukrainën për të marrë menjëherë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

17:30
Top Talk/ Ironia e fortë e Salianjit: Vrasësit e gjejnë njëri tjetrin kurdo që duan, ndërsa policia ata jo

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në “Top Talk” foli për situatën aktuale kriminale në vendin tonë.

17:30
Dëshmi të reja/ Trump ushtroi trysni ndaj Nënpresidentit Pence për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

Në mbledhjen e komisionit që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit të kaluar, sot pritet të dëgjohen dëshmi rreth trysnisë që ish-presidenti Donald Trump ushtroi ndaj ish-nënpresidentit Mike Pence, që të ndalonte çertifikimin nga Kongresi të fitores së demokratit Joe Biden.

17:09
Ndërpritet seanca e kuvendit, mbyllet dhe protesta e veteranëve në Kosovë

Veteranët protestuan sot para kuvendit të Kosovës pasi një ditë më parë, deputetët miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.

17:03
Stoltenberg: Ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën nuk është provokim për Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha këtë të enjte se ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën nuk është “një provokim” për Rusinë, por mbështetje për një shtet të pavarur ukrainas.

17:03
Kujdestari i vrarë nga tigri në kafazin privat ishte vrasësi i kartelit meksikan të drogës (fotot)

I dyshuari si vrasës i kartelit meksikan të drogës United Cartels ka vdekur dje pas një sulmi nga tigri privat i shefit të tij, i cili i copëtoi krahun teksa tentonte ta përkëdhelte.

17:03
Bomber kroat për Skënder Gegën, Kukësi “zjarr” në merkato

Ante Zivkovic është lojtari më i ri i Kukësit. 29-vjeçari, i cili luan në qendër të sulmit, ka firmosur për dy vite me klubin e Superiores, duke u bërë përforcimi i tretë pas Kristi Kotes (mesfushë) dhe Antonio Ilieskit (mbrojtje).

16:48
Mesfushori kryen vizitat mjekësore në Londër, gati firma me Tottenhamin

Tottenhami i Antonio Contes bën një tjetër goditje në merkato, të tretën e kësaj vere, pas portierit Fraser Forster dhe anësorit kroat Ivan Perisic. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin nga Mali, Yves Bissouma, i cili sezonin që lamë pas ishte pjesë e skuadrës së Brightonit.

16:40
Akuza për shkelje të Kushtetutës, shkarkohet kryetari i Kuvendit të Bullgarisë

Të enjten parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nikola Minçev në një goditje të re ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Kiril Petkov, i cili përballet me një votë mosbesimi javën e ardhshme.

16:40
Shumë ujë pak kalori/ Nëntë ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës.

16:34
Plagosi bashkëfshatarin gjatë një konflikti në muajin shkurt/ Arrestohet ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Leonardo (Altin) Nikolli është vënë në prangat e policisë, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

16:33
Turqia dërgon në paraburgim 16 gazetarë nën akuzat për ‘terrorizëm’

Gjashtëmbëdhjetë gazetarë turq të asociuar me mediat pro-Kurde u dërguan në paraburgim të enjten, në pritje të gjyqit pasi akuzohen se i përkasin një “organizate terroriste”.

16:32
Rusia arreston ‘kërcimtaren e belit’ për tradhti të lartë dhe bashkëpunim me të huaj (fotot)

Kërcimtarja e famshme orientale dhe analiste biznesi Yekaterina ‘Katya’ Zavalishina, 33 vjeçe, është arrestuar si e dyshuar për tradhti të lartë dhe ‘spiunazh’ teksa ishte duke u larguar me avion nga Moska.

16:19
Rriten rastet me Covid19 në vend! 113 të infektuar vetëm në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vend ka pasur një rritje të numrit të rasteve me Covid19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 464 testime kanë rezultuar pozitivë 113 qytetarë.

16:12
Liberalizimi i vizave për Kosovën: Rriten mundësitë, por s’ka garanci

Disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se “Franca ka dhënë sinjale”, se pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend, që do të mbahen më 19 qershor, “mund të mos e kundërshtojë më vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

16:11
Vështirësitë e të mbijetuarve nga lufta në Ukrainë sapo kanë filluar

Kur Rusia filloi sulmin në Ukrainë, objektivi i saj fillestar ishte marrja e kryeqytetit Kiev.

16:08
Nga Neruda te Castro/ Letra të reja për Garcia Marquez, i zbulojnë të afërmit

Fidel Castro, Pablo Neruda e Woody Allen janë autorët e disa prej letrave të drejtuara shkrimtari legjendar kolumbian Gabriel Garcia Marquez, e të zbuluara nga pasardhësit e tij.

16:07
Kamioni del nga rruga në Gjirokastër, përfundon në spital drejtuesi

Një kamion ka dalë nga rruga mesditën e sotme në fshatin Shtëpëz të Gjirokastës, për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.

15:58
Britania thotë se kampet e refugjatëve në Ruanda janë si ‘rezorte turistike, me fusha tenisi e kopshte fëmijësh’ (fotot)

E përditshmja britanike The Sun shkruante sot se kishte vizituar kampet e përkohshme të refugjatëve të Britanisë në Ruanda, të cilat megjithse ishin quajtur “çnjerëzore” nga aktivistët gazeta i krahasonte me “rezorte turistike”.

15:55
S`ka qetësi për Kevin Spacey, ylli hollivudian përpara gjykatës në Angli

Ylli hollivudian Kevin Spacey doli i qeshur nga gjykata në Angli, ku mori lirimin me kusht në seancën e parë procedurale pas ngritjes së akuzave ndaj tij për pesë shkelje, përfshirë agresionin seksual, por përballja e tij me drejtësinë vazhdon.

15:47
“Doli nga toka”/ Anija misterioze 1.300 vjeçare në Francë, njerëzit mbeten pa fjalë

Arkeologët pranë Bordosë në Francë, po përpiqen të zbardhin misterin e mbetjeve tejet të rralla të një anijeje mesjetare, të varrosur prej 1300 vitesh në krahun e vjetër të lumit Garonne.

15:46
Dy largime nga Partizani, ndërpriten kontratat me një qendërmbrojtës dhe sulmues

Partizani vijon të jetë një nga klubet më aktive në merkato. “Demat” janë përforcuar me Bruno Telushin dhe Engjëll Hotin në mesfushë, dhe maqedonasin Matej Cvetanoski në sulm.

15:42
Legjionet e turistëve mësyjnë Kroacinë, vendi s`ka punëtorë

Pas goditjes së fortë që mori prej pandemisë së koronavirusit, industria jetike e turizmit në Kroaci po e merr veten.

15:28
Diçka e mirë do të vijë për Shqipërinë, presidenti i KE paralajmëron zhvillime pozitive!

Nga Ohri, ku u takua me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi aktivitete pozitive gjatë javës së ardhshme sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE.

15:26
Sunny Hill në Tiranë, Veliaj: Mjaft me sherre, nuk po bëhet në Moskë

Zhvendosja e festivalit Sunny Hill në Tiranë ka ngjallur reagime dhe debate të forta në Kosovë. 

15:26
Kërkohej prej ditësh, gjendet i vrarë gazetari dhe shoqëruesi i tij!

Kërkimit për gazetarin britanik, Dom Philips, të zhdukur prej ditësh në xhunglën e Amazonës së bashku me shoqëruesin e tij, Bruno Pereira duket se i erdhi fundi.

15:23
Tufa e luanëve të përgjumur pushon në degët e pemës për t’i shpëtuar të nxehtit në Tanzani (foto dramatike)

Pamje të mahnitshme tregonin së fundmi një tufë luanësh që flinin në degët e një peme për t’i shpëtuar të nxehtit të mesditës në një park natyror në Tanzani.

15:22
Gjermania denoncon Rusinë: Po rrit çmimin e gazit, kërkon destabilizim!

Berlini e akuzon gjigandin rus të gazit, Gasprom se po përpiqet të rrisë çmimin e energjisë, përmes reduktimit të furnizimeve ditore.

15:20
Rezolutë “socialiste” për Srebrenicën. Miratohet brenda korrikut, por jo ajo e Berishës

Përpjekja plot dhe akuza e Sali Berishës për të qenë ai dhe mbështetësit e tij propozuesit e një rezolute për të dënuar krimet në Srebrenicë kanë rezultuar të pasuksesshme.

15:20
Gjermania “nis ushtrinë” në Ballkan, mesazh për Rusinë?: Kjo zonë nuk preket!

Dhjetë vjet pas largimit nga Bosnje-Hercëgovina, ushtria gjermane rikthehet në këtë vend. Qeveria gjermane mori vendimin të dërgojë deri në 50 trupa në kuadër të misionit paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë, me objektivin të ruhet stabiliteti në prag të zgjedhjeve të tetorit.

15:17
Dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt/ SPAK paralajmëron: Burg 6 vite kush i publikon

SPAK ka njoftuar ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, me anë të cilave mund të hidhet dritë mbi krimet e kryera 10 vitet e fusnit në Shqipëri.

15:12
Vrasja në Shkodër/ Viktima ishte në lokal, në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja

Pa kaluar 24 orë nga të shtënat me armë zjarri në Velipojë, ku u plagos rëndë një person, një tjetër atentat ndodhi në Shkodër, por këtë herë me një viktimë.

15:09
Kokainë dhe mish i ngrire! Kapen 45.5 kg, arrestohen dy persona në portin e Durrësit

Pas sekuestrimit të një sasie prej 45,5 kg kokainë, që u gjet mbrëmjen e së mërkurës e fshehur në një konteiner frigoriferik me mish pule, policia e Durrësit ka arrestuar administratorin e kompanisë porositëse të mallit “Apetit Group” Arben Ferizin, një 30 vjeçar me banim në Prishtinë, dhe Egert Vargun, 39 vjeç banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor.

15:08
Fabrikë armësh në Tiranë, arrestohen dy persona në shtëpinë ku modifikoheshin armët

Në oborrin e banesës që ndodhet pas krahëve të mi Policia e Tiranës zbuloi një punishte që modifikonte armët e zjarrit, të cilat dyshohej se silleshin këtu nga persona me të shkuar kriminale.

14:58
FOTOT/ Çfarë s’u pa nga seanca e sotme, momenti i ‘përplasjes’ Rama-Nikolla

Deputetë këtë seancë plenare janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin.

14:50
Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen: Forcimi i bashkëpunimit shkurton distancat mes dy qyteteve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, me te cilin diskutoi mbi mënyrat e bashkëpunimit, sidomos për të forcuar marrëdhëniet mes të rinjve në dy qytetet. Veliaj dhe Houchen theksuan praninë e një numri të madh shqiptarësh në Tees Valley, të cilët siç pohuan ata, janë integruar më së miri dhe po shihet mundesia edhe per një linjë te dedikuar ajrore.

14:34
Peleshi në Bruksel, projekti i ri i Porto Romanos do të ofrojë edhe infrastrukturë të dedikuar ushtarake për FA dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel.

14:28
Rriten me 27% volumet e eksporteve nëpërmjet portit të Durrësit

Eksportet e mallrave nëpërmjet portit më të madh të vendit gjatë muajit maj kanë arritur në 138,259 tonë ose 41 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

14:24
Bie në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte me autokombajnë, transportohet në spital 22-vjeçari

Një 22-vjeçar në fshatin Pashalli, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte me autokombajnë dhe është transportuar menjëherë në spital.

14:17
Zhvilluan sot protestë, Kurti pranon të takohet me përfaqësuesit e veteranëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar që të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për Dialog, që zhvillon punimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ashtu që të takohet të premten me përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

14:06
Dy veteranë amerikanë zhduken në lindje të Ukrainës

Dy veteranë amerikanë, të cilët kanë qenë duke iu ndihmuar forcave të armatosura ukrainase në luftën kundër Rusisë, është raportuar të jenë zhdukur në rajonin lindor ukrainas të Harkivit, dhe besohet se janë zënë nga trupat ushtarake ruse.

13:48
Braçe me tone të larta në Kuvend: Pse tregtarët e blejnë në Serbi kur kanë grurë në Tërbuf?!

Deputeti Erion Braçe me tone të larta në Kuvend sërish ka dalë pro bujqve lidhur me rritjen e çmimeve.

13:34
Foto/“O Shna Ndue lutu për mua”! Vdiq pasi u rrethua nga flakët në Divjakë, çfarë u gjet në portofolin e 68-vjeçarit

Një 68-vjeçar nga fshati Goriçaj i Divjakës teksa po digjte mbetjet e arës së tij, është përfshitë nga flakët dhe ka ndërruar jetë.

13:26
Alarmoi zonën duke qëlluar me armë zjarri në ajër në Gjirokastër, në pranga 17 vjeçari

Qëlloi me armë zjarri në ajër, në fshatin Gjat, Gjirokastër, Policia arreston në flagrancë brenda pak orësh autorin e dyshuar.

13:23
Noka: Nëse qeveria mban flamurin anti-korrupsion, njësoj si ISIS të mbajë flamurin anti-terrorizëm

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, është shprehur mjaft i irrituar për se si jepet fjala në kuvend, ku deputetët e PD-së e kanë kohën gjithmonë të kufizuar.

13:08
Alibeaj-Ramës: Ne me domate do merremi ti merresh me lulet e Kajmakut, aty ku ndodhet kokaina

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë përfshirë në një debat të ashpër këtë të enjte në Kuvend, ndërsa ka ndërhyrë nga vendi edhe Enkelejd Alibeaj.

13:05
Rama i drejtohet opozitës: Mos e harroni flamurin e PD-së me vulë “non-grata” sipër për korrupsion madhor

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat ditën e sotme në Kuvend me deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabakun, të cilës i përmendi arritjet e reformës në drejtësi dhe të qeverisë në tërësi.

13:05
Takimi me Xhaçkën në Këshillin e Sigurimit, Borrell: Përparim urgjent i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në Këshillin e Sigurimit theksoi se duhet të ketë përparim urgjent të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

13:01
Rama: Ju me domatet, ne aty ku na kërkon detyra! Tabaku: Spektakël qesharak për luftën kundër korrupsionit

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë përfshirë në një debat të ashpër këtë të enjte në Kuvend.

12:47
Raporti i BSH/ Rama: Së shpejti sjellim propozimin për zerim të taksave për rrogat deri në 500 mijë lekë

Kryeministri vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Parlament, ka komentuar raportin e Bankës së Shqipërisë ku ka thënë se sipas shifrave nga INSTAT, kur qeveria ka marrë detyrën ishin të regjistruar në total në punë ishin 349 mijë persona ndërsa sot të regjistruar janë 707 mijë persona.

12:42
Shpallet fituesja e “Muza Competition”, që solli në Tiranë artistë nga Kosova, Veliaj: Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, t’i leme menjane sherret

“MUZA Competition”, konkursi që bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës, një projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022, u përmbyll mbrëmë me fituesen e këtij edicioni.

12:35
Tragjike në Divjakë! Rrethohet nga flakët duke djegur tokën, ndërron jetë 68-vjeçari

Një 68-vjeçar nga fshati Goriçaj i Divjakës është rrethuar nga flakët duke djegur tokën e tij dhe për pasojë është djegur edhe vetë.

12:35
“Borxhi publik ka shkuar pothuajse 3-shifror”, Tabaku rendit katër paradokset e qeverisë ‘Rama’

Në fjalën e saj në seancë plenare, deputetja e PD, Jorida Tabaku foli me shqetësim për financat publike në vend, ndërsa theksoi se borxhi public ka shkuar thuajse në treshifror.

12:32
Koncert në kala, organizohet në Gjirokastër me artistë edhe nga Elbasani

“Qytete me kala” mbërriti në Gjirokastër në edicionin e saj të dytë. Eventi është një bashkëpunim kulturor mes Gjirokastrës dhe Elbasanit qytete që i bashkojnë elementë historikë dhe arkitekturorë ku në qendër janë kalatë njëra kodrinore dhe tjetra fushore. 

12:30
Scholz, Macron, Draghi në Kiev: Pas 110 ditësh, “të mëdhenjtë” e Europës në Ukrainë!

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Italisë Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev me një mesazh të qartë “uniteti”.

12:26
Gratë, paqja dhe siguria! Fjalimi Ministres së Jashtme në OKB

Agjenda për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” është një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në kuadër të mbajtjes të presidencës  në Këshillin e Sigurimit. Shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhacka mbajti një fjalë në Këshill për këtë çështje.