Vdekja e Lear Kurtit/ Berisha: I morën shpirtin xhelatët e droguar, qesen ia vunë në stomak! E vranë për së dyti me akuza e përbaltje

21/10/2022 12:31

Kryedemokrati Sali Berisha, ka insistuar sërish sot se vdekja e Lear Kurtit është e vepër e policisë së shtetit.

Gjatë një komunikimi me gazetarët ditën e sotme ai tha se ky është një rast i njëjtë me atë të Klodian Rashës.  Në lidhje me ngjarjen, Berisha tha se duhet të dorhiqet Ardi Veliu dhe Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, viktimës ia vunë qesen në stomak, për të kamufluar ngjarjen, pasi 32-vjeçari ndërroi jetë nga dhuna e policëve.

“Në një rast të tillë kur vdes një 32-vjeçar dhe që është subjekt i një hetimi, autopsia bëhet nga një grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e ArDi Veliut. Një grup kriminal u krijua se si e sit të vrasin për së dyti Lear Kurtin. U përsërit skena e Klodian Rashës, që u tha se polici po e ndiqte për revolen. Dje ardi Veliu tha se në stomak iu gjet një qese me kokainë, por nëse nuk kanë ndodhur këto çfarë e shtyu Çuçin dhe Veliun në këtëakt, të përbaltin kufomën për së vdekur. Pse nuk nxjerrin kamerat, patrullat janë të mbushura me individë të droguar, dhe kur shoh këto zhvillime kam dyshime shumë të mëdha se i bëjnë policë të droguar. Keq që nuk u ndalua, por kur nuk është rrezik për njerëzit e mjedisit, iku e kap më vonë, kamerat aty I kam, se në këtë mënyrë çdo natë mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën e ID me vete, ose tremben e ikin por kjo nuk do të thotë që duhet ti ndjekin e ti marrin shpirtin. Klodian Rashën e vranë, qesen ka mundësi t’ia kenë vendosur me dorë, se duhet të kesh vaj ulliri ta shtysh se nuk shkon poshtë. Le ta zëmë se kishte dhe qese, nuk është vdekje prurëse. Një qese ra në stomak dhe i kushtoi vdekjen, jo absolutisht. Kemi të bëjmë me një skenar që vranë për së dyti. Ishte një njeri normal për të cilin shokët kishin fjalët më të mira. Për t’ja nxirë jetën ia nxiu patrulla e Edi Ramës. Kërkoj menjëherë dorëheqjen e ministrit së bashku me Ardi Veliun. Ishte dyfish krim, pasi i morën shpirtin xhelatët e droguar, u hodhën me një lum akuzash kundër të ndjerit. Ky është morali i Edi Ramës. Ftoj të gjithë qytetarët ti bashkohen të rinjve në këtë protestë. Cili do të jetë I riu I radhës që do të humbasë jetën nga keqtrajtimet brutale.”- tha Berisha.

Top Channel