Një ditë pasi dha dorëheqjen/ E veshur sport, Liz Truss fotografohet duke u kthyer nga vrapi

21/10/2022 11:04

Ndërsa deputetët në partinë e saj tani po përgatiten për një tjetër garë lidershipi dhe po diskutojnë se kë të mbështesin, kryeministrja në largim Liz Truss u fotografua këtë mëngjes duke u kthyer në Downing Street pas një vrapi.

Më pak se 24 orë më parë, ajo njoftoi dorëheqjen e saj si kryeministre jashtë 10 Downing Street, duke e bërë atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

As dorëheqja dhe situata e paqëndrueshme politike në vend, nuk  e ndaluan kryeministren që të dalë jashtë agjendës së saj.

Top Channel