Berisha nuk mori pjesë në votimin e dosjeve, Balla: Njeriu i preferuar i Vilës 31, sekretar partie i shndërruar në ati komunist

21/10/2022 13:32

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi mospjesëmarrjen e ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend për votimin e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Ai e quajti Berishën sekretar partie të shndërruar në ati komunist dhe një prej njerëzve të preferuar të Enver Hoxhës.

Balla: Sot do depozitojmë dy nisma, meraku juaj është zoti Berisha, e para t’i referohem seancës së mbrëmshme dhe votimit të brëmshëm, varkëtari i varkës së Enver hoxhës dëshmoi se ka gënjyer sa ka mundur, ish të persekutuarit, familjet e viktimave, dje ish kreu i PD, ish kryeministri i këtij vendi, ish president, nuk u paraqit në kuvend për të votuar hapjen e dosjeve, si organi më famëkeq i atij regjimi, fajtor i humbjes së shumë jetëve, Sali Berisha nuk erdhi në sallë, është ndëshkimi më ekzemplar dhe përmbyllja më kuptimplotë e një komunisti sekretar partie të shndërruar në atikomunist. Ndërkohë që ne jemi duke u marrë me pjesën e ish sigurimit të shtetit. Megjithatë ajo që depozitojmë sot është një propozim, qasja jonë ka  qenë dhe do të mbetet kjo që sekretari i partisë, të jetë në grupin e personave që hyjnë në ndalesat e ligjit. Së fundmi kanë dalë edhe foto që ishte njeriu i preferuar i Vilës 31. Është në preferencat e shqiptarëve që ky person të hyjë në juridiksonin e këtyre kërkesave.

Me 94 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi votoi mbrëmë pak para mesnate ndryshimet në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”

Ndryshimet parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991.

Ligji u votua pas marrëveshjes së arritur mes deputetëve demokratë të grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe socialistëve, dakordësi që u arritur pas pranimit nga maxhoranca të amendamentit të tyre për hapjen e plotë të dosjeve.

Amendament i cili duket se nuk bindi vetëm dy prej deputetëve socialist, përkatisht Damian Gjiknuri dhe Nasip Naco, të cilët abstenuan. Pro amendamentit votuan 95 deputetë.

Ndërkohë grupimi i Sali Berishës si edhe deputetët e Partisë së Lirisë nuk morën pjesë në votimin e ligjit në tërësi.Miratimi këtij ligji zhbën certifikatat e pastërtisë të lëshuara më parë nga komisionet Bezhani dhe Mezini. I vetmi që abstenoi ndër socialistët, në votimin në tërësi të ligjit, ishte deputeti Nasip Naço.

Top Channel