Man. United “i tregoi dhëmbët”, CR7 “ul hundën”, detyrohet të kërkojë falje

20/10/2022 22:57

Manchester United “i tregoi dhëmbët” Cristiano Ronaldos për “braktisjen” e skuadrës ende pa përfunduar sfida e fituar 2-0 me Tottenhamin.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar njoftuan se e kanë përjashtuar portugezin nga ndeshja e radhës kundër Chelsea-t.

Vetë CR7 ka bërë publik opinionin e tij, duke kërkuar falje për sjelljen e pahijshme ndaj klubit.

“Gjithmonë jam përpjekur të jem shembull për të rinjtë. Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë rrëmbehemi nga nervat e momentit. Tani ndihem sikur duhet të punoj shumë në Carrington dhe të mbështes shokët e mi të skuadrës,” shkruhet në postimin e Ronaldo.

Portugezi la të kuptohet se ka ndryshuar qëndrim dhe se do të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë “Djajve të Kuq”.

“Ky është Manchester United. T’i nënshtrohesh presionit, nuk është opsion. Së shpejti do të luajmë përsëri.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Top Channel