Berisha thirri protestë për vdekjen e Lear Kurtit/ Rama: Hienë nuk bëhet më kurrë njeri! Çdo shqiptar që i ndjek nga pas të pyesë veten….

21/10/2022 13:32

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në “Twitter” lidhur me deklaratat e Sali Berishës për vdekjen e 32 vjecarit Lear Kurti, pas shoqërimit nga policia.

Ndërsa e etikoi ish kryeministrin ‘një hienë që nuk bëhet kurrë njeri’, Rama shkuan se Prokuroria foli qartë lidhur me ngjarjen.

“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!

Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!”- shkruan Rama.

Top Channel