Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Faruk Ozer! Ish-bosi i kriptomonedhave kundërshton ndryshimin e avokatit

21/10/2022 09:46

Është shtyrë sërish seanca ndaj Faruk Ozer për në datën 1 nëntor.

Avokati Klodian Skenderi kishte kërkuar shtyrje të seancës për shkak të një tjetër seance në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit.

Gjykatësi Elis Dine kërkoi vendosjen e një avokati tjetër, por kjo u kundërshtua me forcë nga Faruk Ozer, i cili kërkon me çdo kusht te ndiqet nga avokati i tij.

Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale dhe është larguar nga Turqia.

Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

Top Channel