“Ish”-i i Arsenalit provokon Haaland: Në League Two, s’do shënoje dot kaq shumë

21/10/2022 14:28

Erling Haaland është një “gjahtar” goli. Sulmuesi norvegjez u transferua në merkaton e verës nga Dortmundi te Manchester City.

Impakti i 22-vjeçarit në futbollin anglez është fantastik: ai ka shënuar deri tani 20 gola në 14 ndeshje!

Shifra dhe statistika të jashtëzakonshme, por në ishull ka akoma nga ata që kritikojnë dhe thumbojnë bomberin viking, duke shprehur haptazi dyshimet e tyre rreth potencialit të vërtetë të lojtarit të ekipit të Pep Guardiolës.

Paul Merson, ish-sulmuesi i Arsenalit, ka provokuar goleadorin në një prononcim për Sky Sports UK:

Të gjithë flasin se sa i madh dhe super lojtar është Haaland, si lëviz dhe sa potent është. Por ai nuk është një snajper. Ai nuk do shënonte dot 60 gola nëse do luante në League Two (divizioni katërt i futbollit anglez). Një gjë të tillë e konfirmoj unë që kam qenë trajner i Walsallit në vitet 2004-2006”, theksoi ish-sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares angleze.

Top Channel