Bashkimi i PD për zgjedhjet vendore/ Berisha: Bisedimet janë të sinqerta. Po kërkohen pazare? Nuk kam dijeni

21/10/2022 13:20

Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë zhvilluar një tjetër takim në përpjekjet për të bashkuar demokratët për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Takimi mes dy negociatorëve u pohua nga ish kryeministri Berisha ën konferencën me gazetarët ku theksoi se palët kanë bërë deklarata se po shkohet drejt një pozitiviteti.

“Janë takuar dje, do takohen kanë bërë deklarata se po shkohet drejt një pozitiviteti. PD ka statutin e vet. Ata janë anëtarë dhe deputetë të PD. Bisedimet janë të sinqerta.” tha Berisha, ndërsa refuzoi të komentojë zërat se në këto negociata janë kërkuar 20 bashki nga Gazment Bardhi, ndërsa tha vetëm se një gjë të tillë nuk e ka dëgjuar.

Ndër të tjera Berisha shprehu qëndrimin e tij për një bashkim të plotë të PD.

“Jam për një bashkim të plotë të PD, ky grup ka të hapura mundësitë si për bashkim të plotë si për fraksionet. Ne kemi nenin që njeh fraksionin.”- përfundoi Berisha.

Top Channel