Ky është 34-vjeçari Indit Ndoi, që u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në  lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës.

Viktima Indrit Ndoj banues në fshatin Hasan të Krujës është gjetur nga kalimtarët rreth orës 8:20 të mëngjesit në rrugën dytësore të fshatit.

34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.

Ende nuk ka informacion nëse ngjarja ka lidhje me arrestimin e tij, apo nëse viktima ka pasur konflikte.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel