12 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Tiranës, për dy shtetasit francezë të cilit i gjeti fajtor për futjen e 1.7 mln eurove të falfikuara në Shqipëri. Ndërkohë personi i tretë u shpall i pafajshëm.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se gjykata ka dënuar me nga 6 vite burg, dy të pandehurit, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam, ndërsa Jennifer Chollet u la e lirë.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në maujin shkurt, në bagazhet e tyre janë gjetur sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Policia sekuestroi 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Vendimi i gjykatës
1. Deklarimin fajtor te pandehurit J N per kryerjen e vepres penale «Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazuar ne nenin 183/2 te K.Penal, denimin e tij me 9 (nente) vjet burgim.

1.1. Pushimin e akuzes ndaj te pandehurit J N per akuzen e kryerjes se vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga nenet 143/3 e 22 te K.Penal.
Zbatimin e nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se denimit dhe denimin e te pandehurit J N me 6 (gjashte) vjet burgim.

Vuajtja e denimit te filloje nga dita e arrestimit ne flagrance date 16.02.2022.

2. Deklarimin faitor te pandehurit N Z F per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazar ne nenin 183/2 te K.Penal, denimin e tij me 9 (nente) vjet burgim,
2.1. Pushimin e akuzes ndaj te pandehurit N Z F per akuzen e kryerjes se vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga nenet 143/3 e 22 te K.Penal.
Zbatimin e nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se denimit dhe denimin e te pandehurit N Z F me 6 (gjashte)vjet burgim.

Vuajtja e denimit te filloje nga dita e arrestimit ne flagrance date 16.02.2022.

3. Deklarimin e pafajshem te te pandehures J Ch per akuzen e kryerjes se vepres penale “Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga neni 183/2 te K.Penal.
3.1.Pushimin e akuzes ndaj te pandehures J Ch per kryerjen e vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazuar ne nenet 143/3 e 25 te K.Penal.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehures J Ch nga IEVP “Ali Demi” nr.325, ne rast se nuk mbahet per çeshtje tjeter penale.
Shpenzimet proceduriale tu ngarkohen solidarisht te pandehurve J N dhe N Z F.

Top Channel