“Startop” është program më i ri i Top Channel, nje projekt i Fondacionit mediatik “Dritan Hoxha” që nis transmetimin të shtunën dhe do të jetë për 12 javë me një qëllim të vetëm: për të prezantuar nisma biznesesh dhe ide inovatore nga të rinj dhe jo vetëm.

Janë mijëra persona, të cilët guxojnë të nisin një biznes të tyrin, qoftë dhe nga një ide e thjeshtë, duke marrë përsipër rreziqet, sfidat e gjetjes së investitorëve dhe mbijetesës. Në përditshmërinë e komunikimeve tona tashmë këto njihen me  termin “start-up”, prej nga e merr dhe titullin program “Startop” në Top Channel.

Në studio në çdo episod do të jetë dhe një panel me 4  ekspertë, biznesmen të cilët do të dëgjojnë historitë e tyre, por do të japin dhe sugjerimet e tyre.

Autore  projektit “StarTop” është Ledja Liku dhe moderator do të jetë Eno Popi.

Shumë prej ideve kanë gjetur mbështetjen financiare edhe nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, që në këtë program mbështet projektin e fondacionit “Dritan Hoxha” për të prezantuar këto biznese.

Top Channel