Vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e mesatare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohet të variojnë nga 19 deri 27 gradë C.

Top Channel